Uji Dea

Anesteziologët gjilanas për herë të parë kryejnë një intervenim në regjion të toraksit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Anesteziologët e Gjilanit Selami Kurteshi, Arsim Emini dhe Ukshin Ismajli për herë të parë në nivel regjional kanë vendosur kateterin epidural në regjion të toraksit. Ky intervenim ka rezultuar i suksesshëm meqë pacienti tani ndihet mirë dhe ka pasur sukses tha për rajonipress Selami Kurteshi.

Në spitalin e Gjilanit është shënuar edhe një sukses nga mjekët e këtushëm. Kësaj radhe janë pikërisht anesteziologët e këtij spitali që kanë arritur për herë të parë në nivel regjional të vendosin kateterin epidural në regjionin e toraksit.

Abdylatif Latifi drejtor i spitalit tha për rajonipress se intervenimi i anesteziologëve ka rezultuar i suksesshëm. “Është e rëndësishme sepse pos që është kryer për herë të parë ky lloj intervenimi është një risi për spitalin e Gjilanit dhe shumë e dobishme për pacientët me sëmundje të rëndë. Ky intervenim është bërë si rezultat i trajnimit të dy anesteziologëve gjilanas në Gjermani” tha Latifi.

Kurse Selami Kurteshi pjesëmarrës i intervenimit tha se intervenimi është kryer tek një pacient shqiptarë dhe e tërë procedura në këtë rast ka shkuar mirë kurse pacienti tani nuk ka dhimbje dhe ndihet më mirë.

Fundamenti

Kurteshi tha se tani ekipi i anesteziologëve të Gjilanit po bënë përpjekje që në të ardhmen të kryej intervenime pa pasur dhimbje gjatë lindjes.

Kurteshi tha se tashmë në spitalin e Gjilanit praktikohet edhe vendosja e kateterit për personat që janë në hemodializë.”Më herët këta pacientë kanë shkuar në Prishtinë kurse tani i njëjti shërbim – intervenim kryhet në Gjilan” tha ai.

Kurteshi thotë se këto intervenime tregojnë ngritjen profesionale të kuadrit në spitalin e Gjilanit dhe po tregohet një përkushtim edhe më i madh për të lehtësuar pacientët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.