Hidromorava

Anel Rashkaj: Refuzova Suedinë dhe Shqipërinë për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Anel Rashkaj është rikthyer të flas për periudhën e kaluar te Kosova, por edhe për ofertat që kishte refuzuar për t’i qëndruar besnik Dardanëve.

Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj ishte në lidhje të drejtpërdrejtë në Radio Dukagjini.

Rashkaj në 2020 ishte tërhequr nga kombëtarja e Kosovës në futboll, po kurrë me parë nuk kishte diskutuar prapaskenat se kë kishte refuzuar për fanellën dardane.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Uji Dea

34-vjeçari në Radio Dukagjini ka thënë se ka refuzuar Suedinë dhe Shqipërinë për ta veshur fanellën e Kosovës.

“Po, Shqipëria ka qenë interesuar për mua. Kur isha në moshën 17-18 vjec, kam folur dhe biseduar me Shqipërinë. Më thanë për të shkuar te U-21, kam folur edhe me Suedinë”.

“Por në momenti që u pranua Kosova, unë mezi po e prisja dhe dëshira ime ishte e flaktë që të luaja për Kosovën. E mora këtë vendim dhe për mua ato kanë qenë momentet e paharrueshme”, tha Rashkaj.