UBT

Anel Rashkaj flet për një rikthim të mundshëm në përfaqësuesen e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Anel Rashkaj nuk e di se a do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjen ndaj Turqisë dhe gjithashtu nuk shpreh pakënaqësi në Albert Bunjakin ashtu siç bëri ditë më parë Liridon Krasniqi.

Ish-kapiteni i Përfaqësuesës së Kosovës tani është pjesë e Esklistuna, skuadër që bën gara në Suedi, ku në të gjitha ndeshjet e zhvilluar deri tash ai ka qenë titullar, raporton Sportali.net.

Bunjaki kohë më parë kishte thënë se Rashkaj duhet të largohet nga Sandness Ulf, klub që bën gara në Ligën e Dytë norvegjeze dhe të shkojë te ndonjë skuadër më e fortë nëse dëshiron që të jetë pjesë e Kosovës përsëri.

Uji Dea

“Mendoj që është punë profesionale dhe nëse kam treguar lojë që është e mjaftueshme për thirrje atëherë ‘Ok’, nëse jo atëherë nuk ka ndonjë gjë të çuditshme se këtu kemi të bëjmë me profesionalizëm,” ka thënë Rashkaj ekskluzivisht për Sportalin.

Ai gjithashtu tregoi se nuk ka pasur ndonjë bisedë me selektorin pas ndërrimit të klubeve, ndërsa për ndeshjen me Turqinë shprehet se do të jetë përballje e vështirë.

“Është ndeshje e vështirë pasi të gjithë e dinë se çfarë potenciali ka Turqia”, tha Rashkaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.