Andin Hoti: Në Parlament do ta ngre çështjen e të pagjeturve
Emri i veprimtarit Ukshin Hoti vazhdon të figurojë në listat e të pagjeturve, mirëpo djali i tij, Andini, premton që çështjen e mijëra të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, duke përfshirë edhe prindin e tij, do ta ngrejë vazhdimisht në Parlament nëse do të zgjidhet deputet në zgjedhjet e 11 qershorit.
Andin Hoti është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së dhe mendon se angazhimi i tij në politikë, pikërisht me partinë e Kadri Veselit, nuk do t’ia dëmtojë reputacionin familjes, shkruan gazet Zeri.
“Ukshin Hoti është babai im, por vlerat që rrezaton emri i tij janë të përmasave kombëtare. Pra askush, përfshirë edhe mua, s’mund ta cenojë vlerën e tij kombëtare, pavarësisht sukseseve apo dështimeve tona”, thotë Hoti gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.


