RCCOLA

Andi Zeqiri, talenti i madh shqiptar shënon dy gola për Zvicrën

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Zvicra U21 shënoi fitore kundër Francës U21 me rezultat 3-1

E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 – 9:20albinfo.chIlustrim!
Ai është vetëm 20-vjeçar, por me paraqitjet e tij ka rënë në sy të shumë skuadrave të njohura evropiane

Shumë futbollistë shqiptarë luajnë në futbollin zviceran, duke qenë vendimtar në skuadrat e tyre.

Njëri ndër ta është edhe Andi Zeqiri, i cili luan për kombëtaren zvicërane dhe njëkohësisht për Lausannen, shkruan albinfo.ch.

Ai është vetëm 20-vjeçar, por shihet me të ardhme të ndritur, derisa më parë është krahasuar me yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Në ndeshjen e fundit ndërmjet Zvicrës dhe Francës U21, Andi Zeqiri shënoi dy gola, ku skuadra e tij triumfoi 3:1. Golin e parë e shënoi në pjesën e parë në minutën e 42, ndërsa goli i dytë në minutën 53.

KKVITI

Kujtojmë se Zeqiri mbahet mend pasi debutoi në futbollin zviceran si 16-vjeçar, duke luajtur për Lausannen, derisa për një vit ishte i huazuar në Juventus, por prapë u kthye në Lausanne.

Për Zeqirin janë të interesuara shumë skuadra evropiane, kurse ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të Zvicrës U17 dhe U19.

Zeqiri është një nga talentet më premtues dhe pritet të bashkohet me Kosovën. /Albinfo.ch.

Andi Zeqiri, talenti i madh shqiptar shënon dy gola për Zvicrën