Hidromorava

Andi Zeqiri po largohet nga Premierliga, zbulohet emri i klubit të tij të ri

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Andi Zeqiri do t’i japë fund eksperiencës në Premierligë ende pa e shijuar mirë.

Futbollisti kosovar do të largohet nga Brighton & Hove Albion, ku nuk arriti të linte gjurmë.

Përfaqësuesi zviceran, i cili ia kishte bërë një premtim Kosovës para se t’i zgjidhte Helvetikët, ishte huazuar në Augsburg të Gjermanisë sezonin e kaluar.

Por, tash 23 vjeçari sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në futbollin zviceran.

Për këtë siguron mediumi i atjeshëm “Blick”, sipas të së cilit, sulmuesi mund të huazohet në Superligën zvicerane për një vit, përcjell “Gazeta Express”.

Uji Dea

Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që klubi anglez ta shesë menjëherë lojtarin.

Sidoqoftë, Zeqiri ka kontratë me Brightonin deri në verën e vitit 2024, por nuk pritet të rikthehet më atë.

Kjo pasi në vitin 2023, lojtarin mund ta shesë përfundimisht klubi anglez.

Zeqiri i realizoi vetëm dy gola dhe i bëri dy asistime në 23 ndeshje në Bundesligë sezonin e kaluar.

Ish-futbollisti i Lausanne synon ta rikthejë formën e dikurshme dhe ta fitojë një ftesë për në Botërorin 2022 nga selektori Murat Yakin. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.