UBT

Andi Zeqiri me gol ia siguron kualifikimin Baselit, statistikat e tij kundër Trabzonspor

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Baseli ka kaluar tutje në Ligën e Konferencës duke e mposhtur Trabzonsporin me rezultat 2-0, ku folin vendimtar e ka shënuar Andi Zeqiri.

Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 1-0 në të mirë të turqve.

Zeki Amdouni shënoi golin e parë në minutën e 13-të, ndërsa Anastasios Bakasetas humbi penalltinë për skuadrën turke në minutën e 27-të.

Golin vendimtar që ia siguroi kalimin tutje Baselit e shënoi Andi Zeqiri në minutën e 76-të për 2-0.

UBT

Sulmuesi shqiptar luajti deri në minutën e 82-të, ku për këta minuta u vlerësua me notën 8.2 nga Sofascore.

Ai kishte edhe dy goditje në portë dhe një pasim kyç. Zeqiri kishte edhe shtatë duele të fituara dhe dy faulle u shkaktuan në të.

Taulant Xhaka luajti deri në në minutën e 63-të dhe u vlerësua me notën 6.8.

Enis Bardhi te mysafirët u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të, por nuk la gjurmë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.