Ancelotti vendos nëse dëshiron të mbajë apo jo Elseid Hysajn

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi i djathtë shqiptar, Elseid Hysaj, dëshiron të qëndrojë në Napoli, me trajnerin Carlo Ancelotti që e konsideron atë tejet të nevojshëm në planet e tij.

Për përfaqësuesin e Shqipërisë është thënë të jetë synim i Chelseat dhe Manchester Unitedit këtë verë, i cili ka klauzolë lirimi në vlerë 50 milionë euro në kontratën e tij me Napolin, transmeton Gazeta Express.

Uji Dea

Megjithatë, II Mattino raporton se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis tashmë i ka hedhur poshtë të dy ofertat e gjigantëve anglezë për 24-vjeçarin.

Ancelotti, i cili e zëvendësoi Maurizio Sarrin në stolin e nënkampionit të Italisë këtë verë, thuhet ta ketë Hysajn si pjesë integrale në planet e tij për ta shndërruar Napolin në fitues të Serisë A. /Express/