Uji Dea

Anashkalimi i Kosovës, plan i Serbisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Serbia dëshiron që ta anashkalojë Kosovën në bashkëpunim rajonal, duke e zëvendësuar atë me Shqipërinë. Madje, kjo tendencë është vërejtur edhe gjatë nënshkrimit të Protokollit për Bashkëpunim në mes të Shqipërisë dhe Serbisë për autostradat dhe linjat hekurudhore.

Serbia po mundohet që përmes bashkëpunimit me Shqipërinë ta injorojë Kosovën.

Madje, Serbia dhe Shqipëria pa e marrë pëlqimin e Qeverisë së Kosovës kanë nënshkruar Protokoll Bashkëpunimi për autostradat dhe linjat hekurudhore që nisen nga Serbia dhe të cilat kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës për të dalë në Shqipëri.

Mobi Casa

Njohësit e rrethanave politike në rajon thonë se Kosova nuk mund të anashkalohet nga shtetet fqinje për çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Sipas tyre Shqipëria nuk duhet të bjerë në “grackën” e Serbisë për të injoruar Kosovën.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë për “Zërin” se parimisht kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa dhe Qeveria e Kosovës janë për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në Ballkan, duke mos e përjashtuar as Serbinë.

Madje, sipas tij, ky është një obligim i vendeve të rajonit karshi Bashkimit Evropian dhe Serbia nuk mund ta përmbushë këtë obligim duke e anashkaluar Kosovën dhe duke e kompensuar me Shqipërinë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.