Eko Higjiena

Ananasi, një zëvendësues ideal i ilaçeve

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Në këtë mijëvjeçarin e fundit shkenca ka arritur të konfirmojë atë që shekuj me eksperiencë kishin evidentuar për të na dhënë një shpjegim racional: virtyteve të shëndetit nga ananasi u duhej prezenca e mjaftueshme e një enzime të tretjes, bromelina.

Së bashku me papainën, një tjetër enzimë e cila ndodhet tek ananasi, bromelina, është efikase në tretjen e proteinave, mjafton një gram për të tretur një kilogram substancë proteinike!

Ananasi përdoret edhe për të plotësuar mungesën e yndyrave për kompletimin e vitaminave, për raportin e mirë të kaliumit dhe mjaftueshmërinë e natriumit. Me vetëm 40 kalori për 100 g është një ushqim jashtëzakonisht i lehtë, perfekt për kë është në luftë për dobësim.

Ananasi ul ndjeshëm celulitet te femrat dhe ndihmon gjithashtu për të rënë nga pesha. Bromelina është shumë efikase në kurimin e disa stadeve të mahisjeve të lokalizuara të lëkurës.

LEXO EDHE: Ka rënë miti i madh: Shtypja normale e gjakut nuk është 120 me 80

Fundamenti

Në këtë kuptim, ananasi është një përbërës ideal për të luftuar celulitin falë prioritetit kundërmahisës të lëkurës. Ekstrakti i ananasit është i këshillueshëm për problemet e këmbëve, bromelina duket efikase edhe në mpiksjen ose koagulimin e gjakut (trombet).

Për përmbajtjen e mirë të natriumit dhe mjaftueshmërinë e kaliumit, ananasi bëhet i nevojshëm për të mbajtur nën kontroll hipertensionin, përcjell “Zeri.info”.

Ananasi është frutë që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ananasi është një mik i mrekullueshëm edhe për gjetjen e qetësisë dhe humorit. /Zeri.info/