HW

Ananasi ju mbron kundër plakjes

/ 2 minuta lexim
HW

Ananasi i takon familjes Bromeliaceae, me origjinë nga vendet e Amerikës së Jugut, Tajlandës dhe Filipineve. Sot gjendet lehtësisht në të gjitha dyqanet dhe supermarketet dhe në çdo sezon. Për të përfituar vlerat e tij ushqyese duhet ta konsumojmë të freskët.

Ananasi ka shumë vlera ushqyese: është i njohur për efektet e dobishme në tretje, kundër mbajtjes së ujit dhe riaktivizimit të mikrocirkulacionit lokal, me efekte të rëndësishme për të luftuar celulitin. Megjithëse ka një shije të ëmbël, fruti përmban pak kalori (vetëm 42 për 100 gram tul), dhe për këtë arsye është gjithashtu i përshtatshëm për dietat me kalori të ulët.Është shumë i pasur me ujë dhe ka një furnizim të caktuar të karbohidrateve në formën e sheqernave, në veçanti glukozës, saharozës dhe fruktozës.

Ndërkohë, është i varfër me fibra, ndërsa është një burim i mirë i vitaminës C dhe kaliumit dhe magnezit.

Fundamenti

Ananasi është i dobishëm kryesisht për shkak të bromelain, një grup enzimash që luajnë një funksion të rëndësishëm të stimulimit të tretjes dhe metabolizmit. Kjo substancë gjendet te fruti, por sidomos në kërcell.Ananasi ka veti të mira anti-plakje dhe përdoret shpesh në kozmetikë, duke shfrytëzuar vetitë hidratuese dhe zbutëse, në preparatet për të zbutur lëkurën dhe për disa produkte pastrimi.

Por, vlera e tij më e njohur është e lidhur me vetitë anti-inflamatore të bromelainit në luftimin e mbajtjes së ujit dhe për këtë arsye në neutralizimin e celulitit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.