FIDANISHTJA

Ananasi, fruti ekzotik me super vlera

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ananasi përveçse është i mirë për t’u shijuar, ai i bën shumë mirë lëkurës, forcon kockat, parandalon tensionin e lartë dhe nuk të shëndoshë.

Prej vitesh preferohet dhe dieta me ananas, e cila ndihmon për të pasur një bark të sheshtë dhe të pastron organizmin.

Këtë frut mund ta hani në çdo sezon të vitit. Për të përvetësuar në maksimum vlerat e tij duhej ta hani të freskët. 100 gram ananas është një burim i shkëlqyer i manganit dhe vitaminës C. Gjithashtu ai furnizon turpin dhe me kalium, magnez, kalcium, betakaroten, tiaminë, B6.

Ja disa përfitime të tjera të anansit:

1. Forcon thonjtë tuaj

2. Ka efekt kundra plakjes. Ananasi është një aleat i vërtetë kundër rrudhave dhe kundër plakjes së kockave. Largon inflamimin e nyjeve dhe muskujve, veçanërisht atyre që lidhen me artritin.

3. Pastron organizmin. Falë përbërjes së tij të lartë me ujë ndihmon në eliminimin e toksinave.

UBT

4. Anti-inflamator natyror sidomos në dimër. Është i dobishme kundër kollës, të ftohtit dhe ndihmon organizmin tonë nga infeksionet.

5. Ndihmon tretjen. Ananasi është burim fibrash dhe kjo e bën më të lehtë tretjen.

6. Forcon dhëmbët. Vetitë antioksiduese të ananasit i bëjnë mirë edhe gojën, parandalojnë kancerin oral, forcojnë dhëmbët dhe mishrat.

7. Ndihmon shikimin. Prania e beta-karotenës ndihmon në ruajtjen e efikasitetit të fushëpamjes, duke luftuar degjenerimin makular të retinës, që mund të çojë në humbjen e shikimit.

8. Të dobëson. Shija e ëmbël që ka mund të na mashtrojë. Realisht bromelina, që është e pranishme te ananasi redukton celulitin në trupin tonë.

9. Ul tensionin e lartë. Kush vuan nga tensioni i lartë duhet të hajë shpesh ananas. Përmbajtja e lartë e kaliumit dhe sasia minimale e natriumit lejojnë të mbajnë tensionin e ulët.

10. Tonifikon muskujt. Ananasi është një frutë ideal për ata që merren me aktivitete sportive. Pas një aktiviteti fizik, ananasi siguron një furnizim adekuat të kripërave minerale dhe i shpërndan shpejt ato nëpër turp.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.