ARKATANA

Anamorava, pjesë e autostradës Prishtinë-Shkup

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Autostradës Prishtinë-Shkup, që këto ditë do të nisë të nderohet, mund t’i bashkohet edhe Anamorava. Idenë për këtë e ka dhënë ditë më parë i dyti i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai ka propozuar që ndërtimi i saj të mos shkojë në kufi me Maqedoninë, por në Ferizaj me një rrethrrotullim modern të drejtohet në drejtim të Gjilanit.

Sipas Pacollit, pjesa tjetër drejt Hanit të Elezit, duhet të zgjerohet dhe të jetë brenda standardeve. Krejt kjo, sipas tij, duhet të ndodhë për arsye ekonomike, strategjike dhe në interes të qytetarëve të asaj pjese, ngase, siç ka thënë ai, Anamorava duhet të lidhet me autostradë moderne.

FIDANISHTJA

E, propozimi i Pacollit duket se mund edhe të realizohet lehtë. Mbështetje këtij projekti po i japin edhe në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Pro realizimit të këtij projekti janë edhe ekspertët e ekonomisë. Madje ata po thonë se qytetarëve të kësaj ane duhet t’i jepet e drejta për qasje në autostradë.

Ndryshe, Autostrada Prishtinë-Shkup është thënë se do të ndërtohet në një kohë prej 42 muajve pas nënshkrimit të kontratës. Ndërtimin e kësaj rruge do ta bëjë konsorciumi “Bechtel & Enka”. Vlera e këtij projekti do të jetë 599 milionë e 944 mijë e 263 euro…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.