FITORJA

Anamorava nis votimin

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në komunat e Anamoravës ka nisur votimi dhe gjithçka është duke shkuar qetë dhe pa probleme tha zëdhënësi i policisë Ismet Hashani. Ferid Shabani nga KKZ ka konfirmuar për rajomnipress se janë hapur të gjitha qendrat e votimit.

Ferid Shabani nga KKZ tha se janë hapur 33 qendra me 125 vendvotime. Sipas tij gjithçka është duke shkuar mirë edhe pse Shabani tha se e ka të ndaluar të flas për medie, raporton rajonipress.

Ndërkaq Ismet hashani zëdhënës i policisë tha se janë hapur të gjitha qendrat dhe nuk është raportuar për ndonjë incident.”Në të gjitha komunat e Anamoravës puna është duke shkuar në rregull dhe nuk është raportuar për ndonjë problem tha Hashani.

Po si votojnë sot gjilanasit dhe cilët janë kandidatët e tyre. Në listën e Anamoravës janë dhjetëra ish-deputetë të cilët garojnë për t`u rikthyer në parlament

Përveç ish-deputetëve, bien në sy edhe emrat e ish-kryetarëve të Komunave, të biznesmenëve, të ish-pushtetarëve.

Mbi 50 kandidatë nga Anamorava, të vjetër e të rinj me moshë, por edhe në jetën parlamentare i kanë hyrë garës nëpër listat e subjekteve të ndryshme politike për të siguruar një ulëse në “shtëpinë e Kosovës” ku bëhen ligjet dhe ku u garantohen kompensime e privilegje të mira.

ARKATANA

Ajo që bie në sy kësaj here, janë emrat e biznesmenëve, meqë duket se liderët e partive i konsiderojnë ata kandidatë më të fortë për të fituar, mbase edhe për shkak se nëpër kompanitë e tyre punojnë një numër i atyre që vendosin përmes votës për përbërjen e ardhshme të Parlamentit të Kosovës.

Nga fusha e biznesit, kësaj here vijnë Fatmir Rexhepi (LDK), Fehmi Fetahi (AAK), Florina Zymberi (PDK), Përparim Muji (VV), Bajram Hasani (NISMA), Tefik Ibrahimi (AKR) dhe të tjerë. Por në sy bien edhe emrat që “sillen e pështillen” për një kohë të gjatë në politikë, qoftë në nivelin lokal, qoftë në atë qendror, siç janë Fatmir Rexhepi, ish-ministër, Shaip Surdulli, ish-kryetar Komune në Kamenicë për dy-tri mandate, Musa Misini, ish-kryetar komune në Viti, Bajrush Ymeri, ish-kryetar Komune në Artanë, Qemajl Mustafa, ish-kryetar Komune në Gjilan, Kadir Husein, ish-zëvendësministër i Shëndetësisë dhe të tjerë.

Kurse në ulëset e Parlamentit të Kosovës synojnë të rikthehen për herë të dytë, ose të tretë, Zenun Pajaziti, Salihe Mustafa, Nafije Gash, Lirie Kajtazi, Sabit Rrustemi, Ahmet Isufi, Nijazi Idrizi, Drita Maliqi, Ismajl Kurteshi, Hydajet Hyseni dhe të tjerë. Disa prej tyre kanë ndërruar edhe parti dhe tani, nëse sigurojnë, vota të mjaftueshme për të hapur derën e Parlamentit të Kosovës, do të kenë identitet tjetër politik.

Për shembull, Nafije Gash, tani garon si kandidate e PD-së, në listën e përbashkët të PDK-së, Nijazi Idrizi-ish-deputet i PDK-së, tani garon në listën e AAK-së, sikurse edhe Hydajet Hyseni që tani është kandidat i VV, ndërkaq ishte me PDK-në në mandatin e kaluar. Rirreshtime nëpër parti ka pasur edhe te kandidatët që më herët nuk kanë qenë deputet i Parlamentit të Kosovës, por që kësaj here duan ta peshojnë veten e tyre përballë popullit. Lëvizje të tilla kanë bërë më herët, ose së fundi, Bajram Hasani, i cili e braktisi PDK-në për të kaluar te NISMA, Agim Rexhepi që braktisi LDK-në për të marrë drejtimin e AKR-së, Ismet Hajdini që la PSD-në dhe hyri në AKR dhe të tjerë.

Përndryshe, kandidatë për deputetë nga Anamorava janë: Lirie Kajtazi, Sabit Rrustemi, Naim Behluli, Murat Hoxha, Fatmir Rexhepi, Shaip Surdulli, Musa Misini, Faruk Nura, Bajrush Ymeri (LDK), Qemajl Mustafa, Zenun Pajaziti, Salihe Mustafa, Florina Zymberi, Sabedin Kadriu, Sadik Haaxhiu, Emin Krasniqi (PDK), Labinotë Demi-Murtezi e Nafije Gash (PD por që garojnë në listën e PDK-së), Ahmet Isufi, Nijazi Idrizi, Fehmi Fetahi, Rexhep Kadriu, Magbule Shkodra, Lulzim Leci (AAK), Drita Maliqi (LDD, garon në listën e përbashkët të AAK-së), Ismajl Kurteshi, Hydajet Hyseni, Shemsi Syla, Besa Baftiu, Perparim Muji, Naser Berisha, Bislim Bislimi (VV), Bajram Hasani, Valdete Bajrami, Anila Kastrati, Musa Selimi, Selami Ramadani (NISMA), Agim Rexhepi, Tefik Ibrahimi, Izeir Hyda, Ismet Hajdini, Merita Hyseni, Fatmir Matoshi, Nexhmije Kallaba (AKR), Kadir Husein, Refiqe Sulqevci, Zuhale Ismaili (KDTP) dhe të tjerë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.