KKVITI

Anamorava me shumë aktivitete për 10 vjetorin e Pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në komunat e Anamoravës ditën e shtunë pritet të zhvillohen shumë aktivitete për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjilani me kohë është stolisur me flamujt shtetëror dhe në agjendën e saj janë paraparë një varg programesh.

“Do ta festojmë dhe do të kënaqemi sot”. Kështu shprehet qytetari Rasim rreth të 40-ve. “Do i marr fëmijët dhe bashkë me ta do ta pushtojmë qendrën e Gjilanit sepse 10 vite shtet nuk janë pak. Secili prej nesh duhet ta festojmë në mënyrën e vet” shprehet ai.

Xhemajli një tjetër gjilanas thotë se ka pritur më shumë për këto 10 vite, po sipas tij e rëndësishme është që Serbia e ka humbur përgjithmonë Kosovën. “Dikujt i duket punë e vogël kjo, por ata që e kanë përjetuar luftën e din më së miri çka do të thotë të jetosh i lirë dhe i papenguar” shton ai.

Fundamenti

Mendime të shumta mbizotërojnë në mendjet e qytetarëve edhe në kuptimin që shteti i Kosovës po zhvillohet ngadalë dhe qytetarët po dëshpërohen në institucionet e saja.

Ndryshe të shtunën në komunat e Anamoravës janë paraparë disa programe kulturore, sportive e artistike që në fokus e kanë argëtimin e të gjitha grupmoshave.(foto Visar Beqiri). /rajonipress/