Anamorava, me dy lloj të degëve të partive!
Nga Nuhi Nuhiu – 1. Parti të përgjumura siç janë LDK ,PDK, dhe LVV, e cila ka filluar gjumin dimëror! 2. Dhe partitë tjera sezonale, siç janë :AAK, AKR, Nisma, PD. Në grupin e parë janë partitë të cilat, as në aktivitet, por as në gjumë të thellë! Këto, bëjnë aktivitet, vetëm kur kanë zgjedhje të brendshme, apo zgjedhjet Komunale ose Parlamentare, për këta terreni apo nëndegët, e mos të flas për seksione as që mund t’i shofin! LDK, në qeverisje Lokale, aty i mban takimet! Ndërsa PDK, tani ka zgjedhje të brendshme, dhe fillon gara, ku edhe byfeja do të ketë punë, sepse hartohen listat se kënd duhet votuar e kënd jo! LVV, çështjen e zgjedhjeve e kreu, por i njëjti avaz vazhdon!
Në LVV, si qendër në Gjilan, kjo aktivitetin e vazhdon si çdo herë, pa ndryshime, si e kanë filluar ashtu vazhdon! Pasi, në Anamoravë nuk kanë qenë në pushtet, s’mund ta di, se si do të funksionoj kjo qendër, pasi ta merr pushtetin!
Edhe pse në të gjitha partitë politike shqiptare, s’ka demokraci të brendshme, s’ka frakcione!
Ndërsa partitë sezonale, besa sezona e tyre është katërvjeçare, sepse këta ditëlindjen e kanë 29 shkurt !Ajo çka është më me rëndësi te këto parti me aktivitet politikë gjashtë muaj, e gjumë katërdhjet muaj!
Dyert e këtyre partive janë të mbyllura, e qendra vendos gjithçka për ta! Kjo ndodhi në Degën e AKR-së në Gjilan, në zgjedhjet Lokale!
Kryetari i Degës, as nuk njoftohet, por as nuk ftohet për koalicion me LDK, po mos ishin portalet, dega ishte e pa informuar për këtë hap të çuditshëm të qendrës!
Vije kryetari i degës së Kamenicës bënë koalicion me Lutfi Hazirin, më pastaj emërojnë një drejtor, që, askush nga kryesia nuk ia di, profesionin, përvojën!
Por, dikush nga rruga vendos për gjithçka në AKR-ën e Gjilanit! Kurse, kryetari me kryesi, i shikon yjet në qiell, politikë se jo mahi!
Kur,kemi të bëjmë me partin LDK, në qeverisje Lokale në Gjilan, këtu vendos vet Lutfi Haziri, aq keq e hiq mirë me postet – Drejtorët, s`dua të komentoj të tjerët drejtor por, Drejtoresha e Drejtorisë të Zhvillimit Ekonomik me përgatitje shkollore Fakulteti i Edukimit, a do kjo shumë koment!
Nuk besoj se në LDK e Gjilanit nuk ka ekonomist profesionist intelektual të vërtetë?! Por, ne jemi popull i çudirave! Ndoshta, Kryetar mendon se biznesmenët duhet edhe ,”edukuar”!
Çka pret prej një udhëheqje të këtillë, vetëm dështim! Partitë politike të Anamoravës ekzistojnë vetëm për t`i mbushur me vota presekët e hambarit në qendër! Apo të bëjnë argëtim, e dreqit! Asnjë kryetar i degëve nga Anamorava, nuk peshon sa duhet në qendër! Edhe Lutfi Haziri, peshon vetëm në Gjilan, pa krah nuk fluturonte!
Prandaj, Anamorava në qendër është shumë e lehtë në peshë!
Edhe partitë tjera sezonale, fatin do ta kenë si Dega e AKR-së ! Dy zv. Ministra të lodhur, bile njëri do të dal në pension si zëvendës, po si nuk pat fat të jetë Ministër! Prandaj, degët e partive politike në Anamoravë, duhet ta kuptojnë se “A janë argat e lloçit, apo mjeshtër”! Por, i kuptojë këta kryetar, aq kanë fuqinë (Takatin)! Së paku ta kenë një vend pune!!!Ky do të ishte suksesi më i madh në jetë!!!!!!


