Anamorava me agjendë të pasur festive
Gjilan – Komunat e Anamoravës Gjilani, Kamenica e Vitia kanë përgatitur program të pasur për festën e 17 shkurtit. Agjenda e tyre përfshinë koncerte festive e promovuese, turnire sportive dhe ndezje të fishekzjarrëve.
Anamorava me gjithë situatën e zymtë për shkak të ikjes së qytetareve të saj drejtë vendeve të BE-së nuk do ta zbeh shënimin e përvjetorit të shtatë të Pavarësisë.
Tashmë Gjilani, Kamenica e Vitia i kanë bërë të gjitha përgatitjet festive për të pasur mundësi që qytetarët të argëtohen për këtë festë historike.
Komuna e Gjilanit agjendën e nis me homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët në qytet, pastaj fillon turniri në basketboll për grupmoshat e reja junior, sendor dhe kadet, tek Palestra e Sportit, koncerti solemn festiv, në sallën e Teatrit të Qytetit, Koncerti festiv promovues me grupe muzikore të të rinjve, me muzikë të zhanreve të ndryshme, në platoja para teatrit, koncerti festiv, me muzikë popullore e argëtuese me solistë dhe ansamble të ndryshme, para Teatrit të qytetit, ndezja e fishekzjarrëve në përfundim të programit.
Agjendë të ngjashme kanë paralajmëruar edhe Kamenica e Vitia./rajonipress/


