Anamorava kërkon hise në qeverinë Thaçi – Mustafa
Gjilan – Flamur Hyseni nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike (ISLD) thotë për rajonipress se Anamorava, konkretisht Gjilani ka kapacitete, kuadro që të mbajnë poste ministrore dhe funksione tjera në qeverinë e cila pritet të themelohet në fillim të javës tjetër.
Kërkesa e Anamoravës, konkretisht e Gjilanit që të ketë përfaqësimin e duhur në qeverinë qendrore tashmë nuk është ndonjë risi, por kjo kërkesë tanimë si asnjëherë më parë duhet të fuqizohet si nga partitë politike tanimë që kanë arritur marrëveshjen degët e tyre në Gjilan, intelektualët, shoqëria civile. Kështu vlerëson Flamur Hyseni nga ISLD raporton rajonipress.
Flamur Hyseni nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike(ISLD) tha për rajonipress se Anamorava, konkretisht Gjilani ka kapacitete, kuadro që të mbajnë poste ministrore dhe funksione tjera në qeverinë e cila pritet të themelohet në fillim të javës tjetër.“Partitë politike në Gjilan mund të bëjnë zgjedhje të duhur me kuadrin edhe nga jashtë tyre poqëse nuk ju mjafton ai që kanë brenda strukturës partiake. Fjalën kryesore në këtë rast e kanë degët në Gjilan të PDK-së dhe LDK-së, por edhe zyrtarët e tyre politik që janë në strukturat qendrore partiake” tha Hyseni./rajonipress/


