Anamorava feston Fitër Bajramin, xhamitë mbushen plotë, falen edhe në rrugë
Gjilan – Në komunat e Anamoravës rituali i Festës së Fitër Bajramti është bërë në të gjitha xhamitë duke pasur raste edhe nëpër rrugë për shkak të numrit të madh të besimtarëve. Kryeimamët janë lutur për paqe, tolerancë e harmoni. Në Gjilan besimtarët u falën edhe në rrugë. Ashtu si ishim të bashkuar, human e të dinjitetshëm, tolerant e të disiplinuar gjatë muajit të agjërimit, ashtu duhet të jemi bashkë e unik gjithherë për të çuar përpara vendin tonë atje ku synojmë të gjithë” ka thënë Naim Aliu kreu i BIK-ut.
Falja e Fitër Bajramit në Gjilan pos në të gjitha xhamitë është kryer edhe në rrugë. Tek Xhamia e madhe në qendër të qytetit për shkak të numrit të madh të besimtarëve falja pa ndonjë problem është bërë edhe në rrugë.
Krerët e BIK-ut në këtë ditë të madhe janë lutur për paqe, tolerancë, harmoni vëllazërore duke mbizotëruar në familjet shqiptare respekti e dashuria për secilin.
Naim Aliu kryetar i BIK-ut ka thënë se Fitër – Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë, të cilin besimtarët me të madhe e shprehën edhe gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit ka thënë në urimin e tij Naim Aliu kryetar i BIK-ut.
Festa e Fitër – Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë, të cilin besimtarët me të madhe e shprehën edhe gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit. Na bashkoi adhurimi ndaj Zotit, bamirësia, mirëkuptimi, zeqati e sadakaja, si dhe solidariteti dhe përkujdesja ndaj të varfërve, ndaj nesër krenarë e ballëhapur e festojmë Fitër- Bajramin. Le të frymëzohemi edhe me këtë rast, nga këto momente më të bukura për besimtarin ngase ai sot përfundon agjërimin e muajit të Ramazanit me se kryen një obligim që i ka caktuar Zoti, dhe me të drejtë pret të shijoj begatitë që ka dhuruar i Madhi Zot për njeriun, ndaj duhet vazhduar me vepra të mira, në mënyrë që Zoti të jetë i kënaqur me veprat tona, ngase të gjithë bashkë jemi përgjegjës para Zotit për veprat tona ka thënë Aliu.
Aliu edhe sot ka porositur të gjithë që të shtrijnë dorën e ndihmës ndaj skamnorëve, jetimëve dhe të gjithë atyre që janë ne nevojë. “Ashtu si ishim të bashkuar, human e të dinjitetshëm, tolerant e të disiplinuar gjatë muajit të agjërimit, ashtu duhet të jemi bashkë e unik gjithherë për të çuar përpara vendin tonë atje ku synojmë të gjithë” ka thënë Aliu.
Edhe Sylejman Osmani ka folur për rolin dhe rëndësinë që ka Festa e Fitër Bajramit./rajonipress/


