Anamorava është me fat që ka Lutfi Hazirin në krye të Gjilanit!

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Gani Sadiku – Të kalosh nëpër një rrugë politike siç ishte politika në Kosovë nuk është e lehtë as nuk është lluks, por është një sfidë e stërmundimshme për çdo politikan. Ne në Anamoravë jemi me fat që kemi një politikan, i cili u rezistoi kohëve duke i dhënë krah dhe frymë këtij regjioni të lënë tërësisht pas dore nga qeveritë e kaluara.

Sistemi zgjedhor, ka lënë hapësirë të mjaftueshme që Kosova të ndahet në regjione, ku secili regjion kishte në njëfarë forme një lider shpirtëror, ndërkaq Anamorava nuk identifikohej me regjionalizëm as me liderizëm politik. Mirëpo secila kohë politike i nxjerr njerëzit dhe brezat e vet politik, të cilët i shtyjnë këto procese përpara.

Në rastin tonë edhe Anamorava po e nxjerr liderin e pakontestueshëm, i cili din vetëm t’i unifikojë brezat dhe mendjet, por gjithashtu din t’i shtyjë përpara proceset komplekse politike për vendin!

Me ardhjen e Lutfi Hazirit kryetar i komunës së Gjilanit, u duk se ky qytet po nisë të frymojë lirshëm, filloi zhvillimi ekonomik në të gjitha drejtimet, dhe mbi të gjitha ky qytet ndryshoi për së mbari edhe nga pamja e tij. U ndërtuan ujësjellës, kanalizime, rrugë në të gjitha fshatrat, si dhe janë duke u ndërtuar rrugët me katër korsi në të gjitha hyrjet e qyteti, i cili falë këtij njeriu, ka marrë formën e një qyteti modern europian. Ne, në Anamoravë krahas Lutës, e falënderojmë edhe qeverinë e Isa Mustafës e cila u përkujdes që të ndaj buxhetin e nevojshëm për fillimin e punimeve të autostradës e cila lidhë Kosovën me korridorin e 10, që shpie në drejtim të Selanikut dhe Beogradit që lidhë Kosovën me Perëndimin, duke e bërë edhe Anamoravën, më të vlefshme, më të jetueshme dhe më të rëndësishme për të gjithë, pa dallim feje, race apo bindje politike. Luta shpesh po flet për lidhjen e Luginës së Preshevës me Kosovën, por siç duket ai më të rëndësishme se fjalët i ka veprat, që e bashkojnë edhe fizikisht këtë pjesë të ndarë të Anamoravës me Luginën.

Këto pjesë, para se të lidhen fizikisht ishin të lidhura shpirtërisht, sepse çdo luftë gjat gjithë historisë e bëmë së bashku në të dy anët, dhe sot një numër i madh i shqiptarëve të ikur nga Lugina, jetojnë pikërisht në qytetin e Gjilanit. Ai e dinë mirë këtë fenomen dhe rëndësinë e tij historike. Luta si politikan është brilant në debate. Të gjitha ato tema që i shtron për diskutim përpara opinionit publik, janë me interes dhe meritojnë një vëmendje të veçantë!

Uji Dea

Jo vetëm strukturat partiake të Anamoravës por edhe më gjerë e donë Lutfi Hazirin kryetarë të LDK-së, në zgjedhjet partiake të cilat do të mbahen në vitin e ardhshëm. Qytetarët e vendit, janë për progres, sepse ky njeri ka ditur që të bëjë një lidhje natyrore mes individuales dhe kolektives, duke e mishëruar njërën vlerë me tjetrën, dukuri kjo që ka munguar te shqiptarët. Vetëm për mungesë të ndërgjegjes individuale dhe kolektive Kosova ka lënguar ndër shekuj! Por të mos habitemi sepse LDK-ja, çdoherë e ka mbajtur afër njeriun e vlerave, njeriun e ri, dhe njeriun me bindje politike progresive. Të marrim si shembull një dallim mes qeverisë së kaluar të udhëhequr nga Isa Mustafa, dhe qeverisë aktuale të udhëhequr nga RH. A duket se ka një dallim rrënjësorë. A ka një devalvim të vlerave të politikës nga qeveria aktuale?

Këto kohët e fundit, kemi një qeveri e cila zgjohet çdo mëngjes duke menduar se si do ja nxijë jetën shqiptarëve sot? Në këtë kaos politik e social, të pashkolluarit zënë pozita duke u bërë drejtues që lektojnë mbi vlerat, të korruptuarit caktojnë standardet universale dhe shushunjat thithin edhe pikën e fundit të gjakut nga damarët e shpresës së këtij kombi Ne jetojmë me një politikë e cila, parlamentarët i ka shndërruar në memecë dhe jo në zë që përfaqësojnë qytetarin e këtij vendi. Ne jetojmë me një politikë të pandriçuar nga ligjet e shtetit të së drejtës që është i mbushur nga gjarpërinjtë, hardhucë e nëpërka, dhe i mbushur përplot me kusarë të së ardhmes. Ky vend ka tendenca të bëhet strofka e vetë ferrit, dhe fytyrat e sunduesve po bëhen binjake me ato të demonëve! Ky është realiteti i sotëm politik dhe social i Kosovës.

Nga njëra anë një qeveri pa klasë, makute dhe humbëse e aspiratave të veta, e nga ana tjetër një popull i sëmurë me sindromën e Stokholmit. Një qeveri që është provinciale e regjionale, si në sjellje ashtu edhe në filozofi e cila përfundimisht e ka humbur garën me historinë, së cilës kur i mungojnë argumentat për të ardhmen, nis e kujton historitë e së shkuarës. Në kohën e kësaj qeverisje Kosova po përjeton “brain drain-in,” eksodin më të madh të mendjes në historinë e këtij vendi. Për një arsye tejet të thjeshtë. Shpresa gjendet kudo jashtë kufijve të këtij vendi.

Por këtu jo! Qeveria fillon e humbë kohë me propagandë të pamoralshme në çdo sekondë të kohës së saj. Populli nuk duhet të dëgjoj gjuhën e tyre, por duhet të dëgjoj gjuhën e së vërtetës. Shqiptarët e kanë kuptuar se nuk është politika ajo që përcakton ligjet, por është matematika./rajonipress/