Fundamenti

Anamorava e anashkaluar nga buxheti qendror, qytetarët në pritje të rrokadave në qeverisje

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Qeverisja e Albin Kurtit për katër vitet e fundit nuk ka investuar në asnjë projekt serioz në Anamoravë, madje edhe projektet rrugore të nisura nga qeveritë e kaluara, nuk i ka përfunduar. Qytetarët shpresojnë se ndryshimi i shumëpritur në qeverisjen qendrore duhet të ndodhë tani në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Qytetarët e Anamoravës nuk ia kanë parë hajrin qeverisë së Albin Kurtit, i cili pos përrallave dhe propagandës që e ka lansuar në Gjilan, e komunat tjera të Anamoravës, asnjë investim serioz nuk e ka përkrahur.

Qytetarët e Gjilanit në veçanti, janë të zhgënjyer në qeverisjen qendrore për faktin se edhe projektet e nisura më herët siç është rruga e Prishtinës nuk janë kryer tash e katër vite.

Ensari një qytetar gjilanas thotë se nuk pret asnjë risi nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Nëse nuk ndodhë ndryshimi i shumëpritur për ta larguar nga s`kena qeverisëse LVV atëherë nuk pres asnjë ndryshim pozitiv për Anamoravën. Ne jemi zonë qorre sepse kemi mbetur sikur jetim pa përkrahje nga Qeveria qendrore” tha Ensari.

Fundamenti

Raifi një tjetër qytetar mendon se Anamorava, duhet të ketë më shumë deputet të zëshëm dhe që përkrahin projektet e Gjilanit dhe Anamoravës.

“Deri tani deputetët e LVV janë dukur vetëm për dekor sepse asnjëri, as që kanë guxuar të flasin para Kurtit” tha Raifi.

Edhe, Imrani një qytetar nga Vitia thotë se Anamorava duhet ta injorojë qeverisjen e Albin Kurtit.

“Të vetmin hap që e ka bërë është përçarja e spektrit politik edhe në Anamoravë. Në Viti ia treguam vendin ku e ka, por duhet krejt Anamorava, me u bë bashkë me shporr ketë qeverisje nga s`kena” tha Imrani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.