Uji Dea

Anamorava duhet të jetë pjesë e Vendimmarrjes në qeverisjen e re

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Flamur Dërmaku – Qeverisja e kaluar në të cilën pjesa e Anamoravës: Gjilani, Kamenica dhe Vitia nuk kanë qenë të përfshira në pjesët e rëndësishme apo pjesë e vendimmarrjes të qeverisjes së kaluar.

Tash besojmë që është koha që në qeverisjen e re të ketë rifreskim të qeverisjes së kaluar, të ketë kuadro të reja, intelektual të rinjë dhe pjesë e këtyre rifreskimeve të jetë përfshirja më e madhe nga ana e Anamoravës.

Investimet kanë qenë më të vogla në ketë pjesë të cilat e kanë dëmtuar zhvillimin ekonomik dhe nuk ka pasur infrastrukturë të mirë që donatorët të investojnë në këtë pjesë dhe këtu kemi numrin në rritje të të rinjëve të cilët janë të pa punë.

United Hospital

Pjesa e Anamoravës vendos gjithherë fituesin e zgjedhjeve qendrore apo qeverisjen e re, kemi tri partitë më të mëdha në përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosjes e cila ka një elektorat më të përzier, ndërsa shumica e elektoratit të PDK-së vjen nga rajoni i Drenicës, kurse LDK-ja ka një elektorat i cili vjen nga rajoni Llapit dhe në fund kemi AAK-ën që ka një elektorat që vjen nga pjesa e Rrafshit Dukagjinit.

Rajoni i Anamoravës është elektorati i cili jep fituesin e zgjedhjeve dhe më për këtë arsye duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes në qeverinë e re./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.