Uji Dea

Analizat e PDK-së: Qemajl Mustafa do të fitojë bindshëm

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Sektori i analizave në kuadër të shtabit zgjedhor të PDK-së dega në Gjilan, marr parasysh të gjithë faktorët e kësaj gare, e vlerëson se kandidati i saj Qemajl Mustafa do të fitoj shumë bindshëm më 3 nëntor, po ashtu lista kandiduese e PDK-së për këshilltar komunal do të jete fituese e 15 ulësve në kuvendin Komunal, sepse ardhjet e reja në PDK në Gjilan do e fuqizojnë dhe rrisin votën për PDK-në e cila që në raundin e parë do të përcaktoj fituesin e kandidatit të PDK-së Qemajl Mustafa.

Shtabi i Degës së PDK-së, sektori i analizave në takimin e mbajtur sot, e vlerësoi se fushata zgjedhore në Gjilan ka filluar dhe po vazhdon të jetë e mirë dhe e qetë duke e krahasuar me fushatat e kaluara.

Partia Demokratike e Kosovës gjatë viteve të fundit ka krijuar klimë të mirë politike, ka treguar tolerancë politike dhe ka dhenë shembull se si duhet të qeveriset me institucionet komunale.

Gjate këtyre 12 ditëve të fushatës, PDK-ja ka arritur me sukses të mobilizoj të gjitha strukturat e degës në Gjilan. Kemi treguar se ne jemi të përgatitur mirë për fitoren e të gjithë qytetarëve me 3 nëntor.

PDK në takimet e mbajtura me qytetarët e Gjilanit, lagjet, fshatrat, bizneset, institucionet dhe grupe të ndryshme të interesit, ka marr mbështetje dhe përkrahje të madhe nga të gjithë, duke e vlerësuar nga ta se këtë e meriton një parti serioze dhe kryetari i Gjilanit i cili ka bërë më të mirën e mundshme për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim.

Investimet e bëra prej 92 milion euro për gjashtë vite në Gjilan janë realizim i shumicës së projekteve të premtuara, e të cilat po vlerësohen dhe çmohen nga shumica absolute e qytetarëve.

RCCOLA

Aktualisht PDK është duke prezantuar planprogramin e saj për qeverisjen e ardhshme katërvjeçare. Ku për secilën fushë ka të përgatitur strategji dhe plane konkrete për Gjilanin. Për secilën lagje, fshat e rrugë të qytetit ka projekte konkrete. Të gjitha këto nuk janë premtime boshe sikurse që bëjnë partitë tjera politike, sepse puna e bërë në qeverisjen e PDK-së dhe të Qemajl Mustafes ka krijuar besim të plotë te qytetarët e Gjilanit.

Sektori i analizave në kuadër të shtabit zgjedhor të PDK-së dega në Gjilan, marr parasysh të gjithë faktorët e kësaj gare, e vlerëson se kandidati i saj Qemajl Mustafa do të fitoj shumë bindshëm më 3 nëntor, po ashtu lista kandiduese e PDK-së për këshilltar komunal do të jete fituese e 15 ulësve në kuvendin Komunal, sepse ardhjet e reja në PDK në Gjilan do e fuqizojnë dhe rrisin votën për PDK-në e cila që në raundin e parë do të përcaktoj fituesin e kandidatit të PDK-së Qemajl Mustafa.

Ne jemi të bindur se rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit do të jetë i pranueshëm për të gjitha partitë tjera garuese në zgjedhjet lokale, sepse do të kemi një fitore bindëse, por e cila do të jetë e të gjithëve pa përjashtim.

Sepse të gjithë besojnë vetëm në ofertën e PDK-së dhe seriozitetin të cilin e ka treguar për këto gjashtë vite. Në këtë garë nuk ka asnjë oferte tjetër serioze nga partitë tjera, gjë që vërehet në fushatën e tyre dhe debatet të cilat ato i zhvillojnë me kandidatin e PDK-së, ku asnjë alternativ programore nuk kanë paraqitur deri më tani para publikut, përveç deklaratave të ulëta qe nuk do t`i takonin një kandidati serioz i cili do të kishte çka të paraqiste para qytetarëve në këtë fushatë.

Deri në ditën e zgjedhjeve PDK do të vazhdoje aktivitetet e saja zgjedhore dhe përgatitjet për një ditë të qetë zgjedhore më 3 nëntor dhe për një organizim të mirëfilltë zgjedhor deri në shpalljen e fitores së Qemajl Mustafes kryetar të Gjilanit, për të vazhduar me dinjitet punën dhe projektet e saja drejt Gjilanit Evropian thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/