GRANDEMALL

Analiza e Der Standard: Grenell dëshiron ta rrëzojë Kurtin, për të implementuar shpejtë marrëveshjen Thaçi-Vuçiq

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gazetari Adelheid Wölfl në një analizë të publikuar në prestigjiozen austriake “Der Standard”, ka shkruar rreth situatës së fundit politike në vend dhe rrezikut që Kosova të mbetet pa qeveri për shkak të mocionit të LDK’së për rrëzimin e Kurtit dhe gjendjes së krijuar si rezultat i pandemisë COVID-19.

Siç shkruhet në këtë analizë, një situatë të tillë po tenton ta shfrytëzojë edhe emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në analizën e gazetarit Wolf thuhet se emisari amerikan dëshiron që ta rrëzojë Albin Kurtin nga pushteti me qëllim të implementimit të shpejtë të marrëveshjes Thaçi-Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

Gazetari austriak teksa flet për këtë synim të Grenellit, përmend edhe takimin e këtij të fundit në Washington me zyrtarin e LDK’së, Skënder Hysenin.

Uji Dea

“Grenell padyshim dëshiron të rrëzojë qeverinë Kurti, në mënyrë që ai të mund të implementojë shpejtë marrëveshje mes presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi”, thuhet në shkrim.

Në këtë analizë ndër të tjera thuhet se Grenell është i interesuar për një sukses të politikës së jashtme të Donald Trump përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Por në këtë anlizë thuhet se arritja e një marrëveshje “historike” siç dëshiron Grenell, është e pamundur me Albin Kurtin si kryeministër.

“Kurti kurrë nuk do të lejonte një shkëmbim territoresh bazuar në kritere etnike si pjesë e marrëveshjes siç duan lobistët rreth Trumpit”, thuhet në analizë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.