Mobi Casa

Analisti Server: As BE-ja, e as SHBA-ja nuk do të kenë kohë për Kosovën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti Server thekson se “qorrsokaku aktual paraqet një mundësi që qytetarët e Kosovës t’ia dërgojnë një porosi të qartë lidershipit të tyre politik: duam progres të vërtetë në hapjen e vendeve të punës dhe në progres, duke ruajtur sigurinë dhe duke garantuar liri të shprehjes, të stilit evropian.”

Analisti amerikan Daniel Server në një shkrim autorial ekskluzivisht për gazetën KOSOVA SOT shkruan se “kosovarët do të duhej të vendosin se a ka nevojë për Qeveri të re, apo për zgjedhje të reja.” Sipas tij “as rrethanat e jashtme nuk kanë qenë të volitshme. Referendumi Brexit dhe rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë kanë zvogëluar fuqinë tërheqëse të dy faktorëve kryesorë: anëtarësimi në BE duket edhe më i largët dhe administrata e ardhshme e Donald Trump-it mund të pritet që të jetë shumë më pak miqësore ndaj Kosovës, sesa që do të ishte një administratë e Hillary Clinton-it.”

Analisti Server thekson se “qorrsokaku aktual paraqet një mundësi që qytetarët e Kosovës t’ia dërgojnë një porosi të qartë lidershipit të tyre politik: duam progres të vërtetë në hapjen e vendeve të punës dhe në progres, duke ruajtur sigurinë dhe duke garantuar liri të shprehjes, të stilit evropian.”

Më tutje ai shkruan se “viti 2016 nuk ka qenë i mëshirshëm ndaj Kosovës. E lënduar nga mospajtimet e shpeshta të brendshme rreth obligimeve të saj në raport me dy nga fqinjët e saj, Qeveria nuk ka qenë e aftë që t’i siguronte votat e nevojshme për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, apo për krijimin e Asociacionit të komunave serbe, në pajtim me kriteret e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese. “

FIDANISHTJA

Server thekson se “evropianët dhe amerikanët më nuk e ruajnë ekuilibrin e biçikletës As BE-ja, e as SHBA-ja nuk duken se do të kenë shumë kohë, apo energji për Kosovën gjatë disa vjetëve të ardhshëm. Harresa nuk është gjë e preferuar për një vend të Ballkanit. Lëvizja përpara është gjithmonë e nevojshme, në mënyrë që ‘biçikleta shtetërore’ të mos rrëzohet. Rrotat ndihmëse tanimë janë hequr. Evropianët dhe amerikanët më nuk e ruajnë ekuilibrin e biçikletës. “

Sipas analistit amerikan Server shkruan se “si në mesin e serbëve, po ashtu edhe në mesin e shqiptarëve, ka njerëz të cilët e refuzojnë shtetësinë e Kosovës, sovranitetin dhe pavarësinë e saj. Është e qartë se ata janë pakicë, por megjithatë ia kanë dalë që ta paralizojnë Qeverinë aktuale. Kosovarët do të duhej të vendosin se a ka nevojë për Qeveri të re, apo për zgjedhje të reja. Të huajt nuk duhet të vendosin për këtë “.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.