Hidromorava

Analisti gjerman: Duhet bërë një marrëveshje për deeskalimin të përhershëm në veri të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, ka kritikuar qasjen kohëve të fundit të Perëndimit dhe Bashkimit Evropian në raport me zhvillimet në Kosovë, përkatësisht kur bëhet fjalë për veriun.

Në këtë drejtim, ai ka vlerësuar se pas zhvillimeve të majit dhe ngjarjeve të mëvonshme, Perëndimi dhe Bashkimi Evropian duhet të kishin lënë anash marrëveshjet për Kosovën nga fillimi i vitit dhe të gjenin një marrëveshje për deeskalim të përhershëm në veri të Kosovës.

Sipas Weber, ajo marrëveshje do të duhej të përfshinte dhe kthimin e serbëve në institucioneve.

ARKATANA

“Për mendimin tim, ajo marrëveshje do të përfshinte edhe kthimin e serbëve në institucione, përmes zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe këshilla komunale, që do të ishte gjithashtu një mënyrë për t’u kthyer në polici dhe gjyqësor”, citohet të ketë thënë analisti gjerman për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug, përcjell Telegrafi.

Siç mendon ai, në kontekstin aktual politik, asgjë nuk i pengon kryetarët e komunave në veri të Kosovës që të japin dorëheqje.

Dhe kjo, sipas tij, do të ishte mënyra më e shpejtë për rizgjedhje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.