RCCOLA

Analistët: Zhbogar ishte i qartë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Në rast se edhe seanca e radhës e Kuvendit, e paralajmëruar për 2 tetor, nuk jep rezultate dhe dy taborët, PDK dhe Blloku VLAN, qëndrojnë të pa luhatur në qëndrimet e tyre, ndërhyrja e ndërkombëtareve do të jetë e paevitueshme.

Një mesazh të tillë para disa ditësh e dërgoi edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar.

Ndonëse ai nuk foli për ndërhyrje dhe tha se ata do të japin vetëm rekomandime, analistët vlerësojnë se ky është një mesazh i qartë, se ndikimi i ndërkombëtarëve do të jetë mundshëm.

Edhe pse nuk janë dakord për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, analistët e shohin si të domosdoshëm një veprim të tillë.

Dren Doli, nga grupi për Studime Juridike e Politike, vlerëson se mesazhi i Zbogar është i qartë se ndërkombëtarët nuk do të presin edhe shumë nga liderët politikë.

“Ky mund të jetë një sinjal të cilin Zbogar dëshiron ta transmetoj, dhe është mirë ta kuptojnë të gjithë liderët e partive politike, që të kërkojnë me gjet një zgjidhje brenda mundësive të tyre politike pa anashkaluar gjithsesi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe rregulloren e punës së Kuvendit”, tha Doli.

Ndërsa Arsim Aliaj nga Demokracia për Zhvillim, thekson se tashmë është bërë e zakonshme që ndërkombëtarët nuk çojnë mesazh direkt për ndërhyrje, por mesazhet e tërthorta lënë të kuptohet kjo.

Uji Dea

Ai kritikon drejtuesit e subjekteve politike, se nuk është dashtë të krijojnë situatën aktuale.

Ndërsa sipas Artan Muhaxhirit, kjo bllokadë politike ka nisë ta humbë edhe kuptimin.

“ Kjo bllokadë ka filluar ta humb kuptimin e plotë, sepse shihet që nuk ka zgjidhje. Pra, palët nuk ofrojnë asnjë zgjidhje logjike, stabile e normale. Prandaj është i domosdoshëm intervenimi i ndonjë faktor, i cili është më i fuqishëm sesa palët politike”, tha Muhaxhiri.

E, ky presion sipas tyre, jo veç që do të jetë i drejtuar kah liderët politikë, po edhe te Presidentja e vendit.

Nga diplomatët e huaj, që shërbejnë në vendin tonë, i pari që foli hapur për mundësinë e dhënies së rekomandimeve ishte Zbogar.

Megjithatë, diplomatët kanë mbajtur një varg takimesh me klasën politike në vend, përfshirë edhe atë të ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson, me liderët e partive të bllokut, para se ata të lidhin marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Pavarësisht takimeve, që nuk kanë munguar, në vazhdimësi e kanë përsëritur refrenin se Kosova po kalon në një proces demokratik dhe nuk ka nevojë për ndërhyrjen e tyre. /Rrokum TV/