Fidanishtja

Analistët: Shkëmbimi i territoreve ka përfunduar, Ballkanin i Hapur s’është perspektivë për Kosovën

/ 4 minuta lexim

Ide e shkëmbimit të territoreve në Ballkanin Perëndimor ka përfunduar, po vlerësojnë ekspertët në vend. Ndonëse e vlerësojnë si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ndërmjet shteteve, ata thonë se Kosova ka bërë mirë që nuk iu është bashkuar Ballkanit të Hapur, kjo për shkak të problemeve të pazgjidhura me Serbinë.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqipërim Pula në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Serbia akoma nuk e ka vullnetin politik për të bërë ndryshime kushtetuese për të hequr pretendimin territorial mbi Kosovën dhe në këtë rast për veriun si tërësi dhe Mitrovicën në veçanti.

Tutje, ai tha se për aq kohë sa nuk ka gatishmërinë nga pala serbe për ta njohur Kosovën, atëherëçdo lloj teme mund të vendoset vetëm në kërkesë.

“Për aq kohë sa ne nuk kemi gatishmërinë e që është rrjedhojë e mosbindjes politike të Serbisë për njohjen e shtetit të Kosovës dhe për krijimin e raporteve normale fqinjësore për të kultivuar politika fqinjësore atëherë duket që çdo lloj teme që në të kaluarën është trajtuar mund të vendoset përsëri si kërkesë. Nuk duhet harruar që Serbia akoma nuk e ka vullnetin politik për të bërë ndryshime kushtetuese për të hequr pretendimin territorial mbi Kosovën dhe në këtë rast për veriun si tersi dhe Mitrovicën në veçanti”.

Mobi Casa

Sipas tij, një nismë e tillë nuk është mbështetur edhe nga shtetet e mëdha të unionit evropian sa i përket Ballkanit të Hapur dhe Kosova ka bërë mirë që nuk iu është bashkuar. “Ballkani tashmë duket që nuk e ka frytshmërinë e trumbetuar sepse kemi tri shtete të cilat nuk janë pjesëmarrëse në këtë nismë. Ndërkaq tri shtete të tjera të cilat po takohen herë pas here dhe po tregojnë se po nënshkruajnë dakordime të tyre është gjysmak”.

“Natyrisht që një nismë e tillë nuk është mbështetur edhe nga shtetet e mëdha të unionit evropian për faktin që kemi proces të Berlinit dhe vizita e kanceralit Sholz në Prishtinë e theksoi nevojën që gjatë javëve të vjeshtës do të ftohet takim i radhë për procesin e Berlinit dhe natyrisht kjo nisme për Ballkanin e hapur i ka bërë goditje politike Procesit të Berlinit. Kosova mirë që nuk iu ka bashkuar dhe kam qenë kundër sepse kemi probleme thelbësore me shtetin e Serbisë që po e konteston shtetësinë e Kosovës”, tha Pula.

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Fatmir Qollaku theksoi se opsioni i shkëmbimit të territoreve është i përfunduar.

Përderisa për iniciativën për Ballkanin e Hapur tha se është jo perspektive për Kosovën, raporton EO.“Kjo temë është e artikuluar si një alternativë e re e zgjidhjes së problemeve. Unë mendoj që alternativa ose opsioni i shërbimit të territoreve është i përfunduar. Atëherë kur ishte aktual u pa se nuk mund të implementohet. Kundër shkëmbimit të territoreve ishin disa vende të fuqishme të unionit evropian dhe ShBA. Prandaj në këtë relacion shkëmbimin e territorit e shoh jo si alternativë e pranuar”.“Ballkani i Hapur është jo perspektiv për Kosovën dhe mbetemi në pozicioni që disa e quajnë konservator. Unë mendoj që alternativa ose opsioni i shërbimit të territoreve është i përfunduar”, tha Qollaku.