Eko Higjiena

Analistët politikë: Në këto rrethana, presidenti i ardhshëm nuk mund të zgjedhet nga populli

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zgjedhja e presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli, nuk mund të ndodhë sipas analistëve politikë. Kjo pasi sipas tyre, në këtë situatë tanimë është vonë, ngase duhet edhe ndryshimi i Kushtetutës. Po ashtu, siç janë shprehur ata, presidenti do të duhej të zgjedhej nga qytetarët, nëse do të përfundonte reforma zgjedhore, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Njohësi i çështjeve politike Imer Mushkolaj, ka vlerësuar se patjetër duhet të bëhet një marrëveshje politike, për ta përcaktuar rrugëtimin gjer te zgjedhjet. Kjo pasi sipas tij, në këtë situatë në të cilën jemi, kriza veç se do të rritet më tej.

“Duke i pasur parasysh rrethanat hiç të favorshme për zgjedhjen e Hashim Thaçit president dhe njëkohësisht, duke parë se kriza do të thellohet edhe më shumë, është e domosdoshme një marrëveshje politike paraprake, në mënyrë që partitë politike të përcaktojnë një agjendë që ka të bëjë me hapat deri në organizimin e zgjedhjeve. Në këtë mënyrë edhe do të shtensionohej situata e acaruar politike dhe do të krijoheshin kushte për organizimin e zgjedhjeve”, është shprehur ai për Gazetën Blic.

Tutje, Mushkolaj ka thënë se presidenti mund të zgjedhej nga populli, vetëm nëse do të kishte përfunduar reforma zgjedhore.

“Po qe se do të kishte përfunduar reforma zgjedhore sipas marrëveshjes politike, qytetarët do të duhej që presidentin ta zgjedhnin drejtpërdrejt. Por, reforma u bllokua, në mënyrë që posti i presidentit të mbetet pjesë e pazareve partiake”, ka theksuar ai.

Nga ana tjetër, analisti politik Donik Sallova, ka vlerësuar se për arritjen e një marrëveshjeje politike, tanimë është bërë vonë, ngase siç ai është shprehur, për t’u zgjedhur presidenti nga populli, kërkohet edhe ndryshimi i kushtetutës së Republikës së Kosovës.

UBT

“Ideja për zgjedhjen e Presidentit me zgjedhje të drejtpërdrejtë nuk është ide e re, por në këtë fazë është e vonshme. Kjo sepse një ndryshim i tillë në zgjedhjen e Presidentit, kërkon ndryshime kushtetuese dhe legjislative, të cilat nuk mund të realizohen për një periudhë të shkurtër. Nuk është ide e mirë ndryshimi i kushtetutës në rrehana urgjente. Ajo duhet të bëhet në kushte të një konsultimi të gjerë politik, profesional dhe publik”, ka thënë Sallova.

Përkundër këtyre, deputeti i PDK-së Nait Hasani, në një prononcim të dhënë sot për Gazetën Blic, e ka lënë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje politike, e cila do të sillte zgjedhjen e presidentit direkt nga populli.

“Çdo gjë është e mundshme. Por nëse arrihet një marrëveshje e tillë, atëherë duhet të ndërrohet kushtetuta dhe të zgjedhet presidenti nga populli”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka thënë, se duhet patjetër që të vihet deri te një e tillë marrëveshjeje. Madje, ai ka kërkuar që ky hap të përmbushet deri më datën 17 shkurt.

Ndryshe, Kryeministri i tanishëm Isa Mustafa, ka deklaruar publkisht disa herë, se ai që do ta marrë postin e presidentit, do të jetë zëvendëskryeministri i tanishëm Hashim Thaçi./GazetaBlic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.