Eko Higjiena

Analistët politik i shohin të papranueshme presionin e njëanshëm nga BE-ja

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Deklarimet e Bashkimit Evropian se “Kosova rrezikon rrugëtimin evropian nëse s’e themelon Asociacionin”, po konsiderohen si presion i njëanshëm dhe vetëm ndaj Kosovës nga analistët politikë.

Ata për Ekonomia Online thonë se presioni duhet të bie edhe ndaj Serbisë.Ata kërkojnë që presioni të jetë edhe mbi Serbinë, pasi thonë se ky shtet vazhdimisht shkel marrëveshjen e Brukselit.

Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë për Ekonomia Online se Bashkimi Evropian duhet të përdor mekanizma obligues ndaj palëve dhe se “presioni” duhet të jetë edhe mbi Serbinë.Ai thekson se nëse ekziston një presion i tillë edhe ndaj Serbisë, kushti që i është vënë Kosovës do të kishte kuptim.

Ai thekson se duhet të specifikohet se nëse Serbia nuk i kryen obligimet e dala nga marrëveshja e Brukselit, të mos ketë mundësi të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

“Me Bashkimin Evropian duhet me përdor si të themi mekanizma obligues ndaj palëve në dialog për me i bind ose me i obligu në një mënyrë për më i implementu obligimet e tyre që i kanë marrë nga Marrëveshja e Brukselit njëkohësisht edhe Aneksi i Ohrit. Nuk duhet Bashkimi Evropian me qenë parësor që me vendos obligime vetëm ndaj Kosovës ose edhe kërcënime vetëm ndaj Kosovës se nëse ‘Kosova nuk e bën Asociacionin rrezikon rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian’ por duhet ta bëjë edhe ndaj Serbisë, pra që edhe Serbia në rast se nuk i kryen obligimet e saj që janë pjesë e marrëveshjes së Brukselit atëherë edhe Serbia të ndëshkohet dhe të mos ketë mundësi që të anëtarësohet në BE ose thjesht BE ndaj Serbisë duhet të vendos kushtin që pa njohje reciproke me Kosovën Serbia nuk mund të hyjë në BE pra kur BE e vendos një kusht të tillë për Serbinë atëherë normalisht se ka kuptim edhe kushti pra që mund të vendoset ndaj Kosovës se pa Asociacion nuk mund të udhëtojë drejt BE-së”, thotë Demhasaj.

Uji Dea

E Shemsi Jashari thotë për Ekonomia Online se kushtëzime të tilla ka pasur në vazhdimësi, teksa përmend rastin e fundit, bartjen e tokës Manastirit të Deçanit, si kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës.“Në fakt ajo se çka thotë zëdhënësi i BE-së është një realitet me të cilin Kosova, qeveritë një pas një e tash kjo e fundit është përballë sa herë kemi pas nevojë për Bashkimin Evropian ose për të avancuar në proceset drejt BE-së. I dimë kushtëzimet që janë bë për secilin proces dhe para çdo procesi dhe para çdo hapi të vogël që Kosova e ka bërë drejt BE-së është dashur të kemi koncesione të njëpasnjëshme e të fundit e patëm edhe vendimin ose kërkesën e Qeverisë për ta regjistruar në kadastër pronën e Manastirit të Deçanit për t’i hapur rrugë mandej anëtarësimit të mundshëm në Këshillin e Evropës”, thotë Jashari.

Jashari thekson se asnjë Qeveri nuk mund t’i ikë obligimeve të mara në dialog.“Do të thotë se Kosova është e kushtëzuar se çka do që ka pranuar gjatë dialogut secilën marrëveshje që e ka arritur në Bruksel, aneksit në Ohër dhe të gjitha takimet premtimet që i ka dhënë si Qeveri ka marrë obligime dhe përderisa nuk i implementon mund ta zhegitë procesin por nuk ka mundësi me i ik obligimet kjo Qeveri ose secila Qeveri që ka marrë në raport me BE-në. Përndryshe nuk mund të bëjë asnjë hap drejt BE-së d.m.th ata e kanë ‘shkopin dhe karrocën’ në dorë që qeveritë e Kosovës vetëm mund të ndërrohen por nuk kanë asnjë shans që t’i ikin atyre detyrimeve”, u shpreh Jashari.

Ndërsa për kushtëzime të tilla, kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, thotë për Ekonomia Online se faji mbetet i Qeverisë Kurti.

“Po siç e dini, nëse i referohemi marrëveshjes së Ohrit aty është Asociacioni nuk është vetëm asociacioni, është përtej asociacionit do të thotë është autonomi më e madhe dhe në atë marrëveshje është pajtuar kryeministri Kurti tani unë besoj që asociacioni shumë shpejt do të fillojë të implementohet sepse kështu e kanë pranuar atë marrëveshje tash po thonë se e kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese kryeministri Kurti thotë do ta bëjmë një propozim të ri as vetë nuk e dinë se çfarë deklarata është duke dhënë prej dita ditës i ndërron asnjëherë nuk e ka deklaratën e njëjtë”, deklaroi Krasniqi.