United Hospital

Analistët: LDK-ja do ta përkrahë marrëveshjen finale

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kërkesat e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për gjithëpërfshirje në dialog nuk e kanë zmbrapsur Lidhjen Demokratike të Kosovës në kundërshtimin e saj ndaj ekipit negociator. Zyrtarët e LDK-së thonë se kjo parti nuk do të përfshihet në dialog, shkruan “Zëri”.

Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë për “Zërin” se pret që LDK-ja t’i ndërrojë qëndrimet karshi dialogut me Serbinë.

Ajo theksoi se edhe nëse nuk bëhet pjesë e dialogut LDK-ja do ta përkrahë marrëveshjen finale që mund të dalë nga kjo fazë e bisedimeve Kosovë – Serbi.

“Mendoj se LDK-ja do të lëvizë nga qëndrimet e saj, sidomos pas letrës së presidentit Trump dhe takimit me ambasadorin amerikan. Dhe pres që kjo parti edhe nëse nuk i bashkohet ekipit negociator, në fund të procesit mund ta votojë marrëveshjen që mund të prodhojë kjo fazë e dialogut. Kjo duke marrë parasysh se kjo parti ka votuar edhe Marrëveshjen e Parë të Parimeve për Normalizimin e Marrëdhënieve të vitit 2013”, është shprehur Haxholli.

Ajo gjithashtu ka shtuar se thirrjet për përfshirje të LDK-së në dialog nuk do të ndalen, pasi që, siç ka thënë ajo, delegacionit shtetëror i duhen votat e LDK-së për të miratuar marrëveshjet që mund të arrijë Kosova me Serbinë.

FIDANISHTJA

“Me siguri se kërkesat ndaj LDK-së nga bashkësia ndërkombëtare për ta përkrahur procesin e dialogut, si dhe marrëveshjen potenciale do të vazhdojnë pasi që koalicionit qeverisës, si dhe delegacionit shtetëror i duhen votat e LDK-së për të ratifikuar marrëveshjen potenciale të re e ndoshta edhe finale mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo.

Edhe analisti politik Ramush Tahiri ka thënë për “Zërin” se me ftesën e fundit që i është bërë LDK-së nga ambasadori amerikan që të përfshihet në dialog LDK-ja do të bëhet pjesë e tij.

“Besoj që nëse ambasadori Kosnett ka sugjeruar që Lidhja Demokratike e Kosovës të përfshihet në dialog, LDK-ja do të përfshihet dhe do ta ketë rolin e saj, pasi që Isa Mustafa si lider i LDK-së është deklaruar që nëse partia e tij përfshihet, atëherë do të ketë konfigurim të ri të ekipit negociator, edhe të procesit të dialogut, që nënkupton që LDK-ja ta ketë rolin e vet si udhëheqëse e dialogut”, potencoi Tahiri.

Sipas Tahirit, do të ishte e drejtë që LDK-ja të vendoste kushte për pjesëmarrjen e saj në dialog, si ajo e udhëheqjes së dialogut.

“Besoj që do të ishte kusht i drejtë që LDK-ja të vendoste kushte si ai i Isa Mustafës, që LDK-ja nuk i ngjitet ekipit, por e udhëheq ekipin dhe e plotëson platformën, pra kushte që e bëjnë këtë parti pjesëmarrëse kryesore”, ka thënë Tahiri. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.