GRANDEMALL

Analistët – Kurtit: Lufta ka përfunduar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deklarata e ish-liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, se ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi do të mundë të nxiste një luftë me shtetin fqinj, vlerësohet si e pamatur, joserioze për të tentuar të ngjallë frikë te pushteti. Analisti politik Halil Matoshi i quan joserioze deklaratat e Kurtit se demarkacioni mund të nxisë luftë mes Kosovës e Malit të Zi.

Sipas tij, jo vetëm Kurtin, por secilin që shfaqet me retorika luftënxitëse të shekullit të kaluar nuk duhet marrë seriozisht, sepse, siç thotë ai, as ai nuk e ka seriozisht.

Fundamenti

“Ai po mësyn të shkaktojë frikë te pushteti dhe të mobilizojë njerëz për kauzat e tij shpesh të paqarta, mirëpo ato thjesht janë retorika të forta dhe në thelb boshe. Mali i Zi e ka njohur shtetin kosovar dhe marrëdhëniet mes dyja shteteve janë solide dhe besoj se kontesti aktual rreth demarkacionit nuk do të ndikojë në fqinjësinë e mirë”, ka thënë Matoshi, duke shtuar se Kurti kësaj radhe ka bërë marrëzi.

“Unë do ta mbroj Kurtin dhe Lëvizjen ‘Vetëvendosje’ sa herë që ka të drejtë në përballje me pushtetin, porse këtë herë më duhet t’i them se ka bërë një marrëzi!”, ka theksuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.