FIDANISHTJA

Analistët: Kosovës i duhet konsensusi politik

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Analistët politikë e konsiderojnë të domosdoshme arritjen e një konsensusi politik në Kosovë, në mënyrë që mos të dëmtohet dialogu final me Serbinë dhe procesi integrues i vendit. Sipas tyre, konsensusi është i domosdoshëm edhe brenda partive të koalicionit, jo vetëm atyre të opozitës.

Mungesa e një konsensusi të brendshëm politik mund ta dëmtojë Kosovën në procesin e dialogut politik me Serbinë.

Kështu vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Profesori i shkencave politike Afrim Hoti, thotë se, përveç mungesës së një pajtimi mes pozitës dhe opozitës, brenda vetë krerëve të shtetit ekzistojnë qëndrime të ndryshme sa i përket dialogut politik me Serbinë.

Uji Dea

Ndërsa Artan Murati nga KDI, konsideron se pozita dhe opozita duhet sa më parë të ulen dhe të flasin për krijimin e një ekipi të unitetit.

Megjithatë, brenda spektrit politik në vend vazhdon të mbretërojë një mungesë e ujdisë sa i përket çështjes së dialogut. Madje dy partitë opozitare; LDK dhe Vetëvendosje, kanë refuzuar të marrin pjesë edhe në seanca të rregullta të Kuvendit, duke kërkuar që të thirret debati përmes të cilit do të miratohej një rezolutë e cila i pamundëson bisedat për kufijtë e Kosovës.

Ndërkohë që partitë në koalicionin qeverisës e kritikojnë qasjen e opozitës për mosgatishmërinë për t`u ulur dhe hartuar një platformë të përbashkët dhe ekip uniteti. Rtk

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.