Mobi Casa

Analistët: Heqja e masave ndëshkuese të BE-së s’mund të bllokohet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

27 vende anëtare të Bashkimit Evropian vendosën masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në veri, para më shumë se një muaji.

Këto masa vazhdojnë të jenë në fuqi pavarësisht se Qeverisa e Kosovës ka larguar 50 për qind të policisë në dhe rreth ndërtesave komunale.

Por, largimi i këtyre masave sikurse vendosja e tyre, kërkon konsensusin e vendeve anëtare.

Megjithatë, politologu Albinot Maloku thotë se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës nuk mund të bllokohet nga shtetet anëtare të BE-së edhe nëse ndonjëri prej tyre voton kundër.

Mobi Casa

“Jo nuk mund të bllokohet për faktin se shtetet specifike, nuk është që kanë një lidhje të drejtpërdrejt, sidomos këto refuzuese të Kosovës. Masat nuk janë vendosur si pasqyrë e vullnetit individual të këtyre shteteve, mirëpo si ndihmesë e BE-së për ta arritur qëllimet në procesin e dialogut. Pra, nuk është i ngjashëm rasti sikurse do të kishte mundur të jetë rasti i liberalizimit të vizave”, tha Maloku.

Njohësit e çështjeve politike në vend, deklarojnë se Serbia po përkëdhelet nga Bashkimi Evropian, ndonëse Kosova me veprime konkrete po ndihmon në depërshkallëzimin e situatës në katër komunat veriore.

“Në radhë të parë Kosovës duhet t’i hiqen masat sepse Kosovës po iu imponohen kushte, masa e sanksione prej më të ndryshmeve dhe në fakt asnjë benificion në kuptim të përmbushjes së obligimeve që ka Bashkimi Evropian në proces të dialogut. Në anën tjetër, Serbia po nuk po preket me asnjë kusht në këtë proces, duke u privilegjuar e favorizuar padrejtësisht dhe padenjësisht. Këto veprime nuk është që i bëjnë nder të madh BE-së”, tha Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve politike.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, katër ditë më parë duke konfirmuar pranimin e letrës të 50 ligjvënësve evropianë dhe amerikanë, ku u është bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasje karshi Serbisë, në mes tjerash ka thënë se politika e jashtme e BE-së formohet nga unanimiteti i 27 vendeve anëtare.