Analistët: Gjilani e bënë garën sfiduese dhe interesante

Gjilan – Flamur Hyseni profesor universitar në një bisedë për rajonipress thotë se e sheh si garë të ngushtë luftën në mes të Qemajl Mustafës dhe Lutfi Hazirit, të cilët garojnë për të marrë postin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, të cilët e kanë në këtë garë një element të përbashkët, se garojnë për mandatin e tretë të tyre për Kryetar të Gjilanit. Qemajl Mustafa është në garë specifike dhe mjaft interesante për të synuar 10 vite në qeverisje të Komunës të njëpasnjëshme, ndërsa Lutfi Haziri pretendent për të rikthyer postin e Kryetarit që kishte lënë në gjysmë më 2004 tha Hyseni.
Kandidimi i Qemajl Mustafës në momentet e fundit nga ana e PDK-së e ka bërë interesante garën për të parin e komunës së Gjilanit. Tashmë dihen kandidatët serioz dhe ata që realisht kanë gjasa që jenë favorit apo pretendent të këtij posti.
Analistët dhe ekspertët kanë mendime të ndryshme rreth garës së “nxehtë” dhe sfiduese. Flamur Hyseni profesor universitar tha për rajonipress se zgjedhjet si matësi kryesor i demokracisë, sidomos demokracisë lokale gjithnjë e më shumë po marrinë një rëndësi të veçantë. Kjo po vërehet edhe në demokracinë në zhvillim në Kosovë raporton rajonipress.
Hyseni thotë se kandidimi për postin e kryetarit të Komunës po e rritë interesimin dhe po e bënë garën zgjedhore më interesante sidomos në komunat e mëdha të Kosovës. “Në këtë aspekt edhe Gjilani po shndërrohet në qytetin ku gara zgjedhore do të jetë mjaft sfiduese dhe me interesim të veçantë të opinionit. Në Gjilan padyshim do të ketë garë interesante, kjo tanimë edhe po konfirmohet me shpalljen e kandidaturës së PDK-së me Qemajl Mustafën, i cili po garon për mandat të tretë, por të njëjtën gjë po e bënë edhe LDK-ja me kandidimin e Lutfi Hazirit i cili poashtu garon për mandatin e tretë”.
Hyseni tha se garën edhe më interesante e bënë edhe kandidatura ambicioze e AAK-së me Rexhep Kadriun, i cili po e futë një model ndryshe të pa njohur deri më tani në parafushatë për Kryetarë Komune. Kandidatura e LVV-së me Ismail Kurteshin do të jetë ana tjetër e garës, kur dihet se LVV-ja garon për herë të parë në zgjedhjet lokale dhe për pozitën e Kryetarit të Komunës.
“Nuk pres të ketë ndonjë kandidaturë tjetër serioze, qoftë nga kandidatë të pavarur, apo koalicion i mundshëm. Nga katër kandidaturat, Qemajl Mustafa, Lutfi Haziri, Ismajl Kurteshi dhe Rexhep Kadriu, që konsiderohen si më afër balotazhit të mundshëm, konsiderojë se Lutfi Haziri dhe Ismajl Kurteshi prijnë për nga përvoja politike, duke u pasuar nga Qemajl Mustafa dhe Rexhpe Kadriu, ndërsa për nga përvoja menaxheriale prin Qemajl Mustafa, me mbi 20 vite përvojë menaxheriale, duke përfshirë edhe këto 6 vitet e përvojës si Kryetar Komune”.
Hyseni tha se e sheh si garë të ngushtë mes Qemajl Mustafës dhe Lutfi Hazirit, të cilët garojnë për të marrë postin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, të cilët e kanë në këtë garë një element të përbashkët, se garojnë për mandatin e tretë të tyre për Kryetar të Gjilanit. “Qemajl Mustafa është në garë specifike dhe mjaft interesante për të synuar 10 vite në qeverisje të Komunës të njëpasnjëshme, ndërsa Lutfi Haziri pretendent për të rikthyer postin e Kryetarit që kishte lënë në gjysmë më 2004”.
Hyseni mendon se edhe kandidatura e Ismajl Kurteshit dhe Rexhep Kadriut janë kandidatura serioze, kur dihet se Ismajl Kurteshi vetëm se ishte në garë për Kryetar (vite më herët përmes PDK-ës), por atë kohë ishte sistemi zgjedhor ndryshe dhe nuk ja kishte dalë që partia të fitonte. Ndërsa kandidatura e Rexhep Kadriut, i cili depërtimin në skenën politike-publike gjilanase po e bënë “interesante”, i cili nuk njihet për ndonjë përvojë politike të madhe, por që opinionit gjilanas i ka ofruar me këtë qasje të tij një alternativë që konsiderojë se duhet vlerësuar.
Në Gjilan konsiderojë se do të ketë garë demokratike dhe do të tregohet kulturë politike si deri më tani tha Hyseni./rajonipress/