GRANDEMALL

Analistët: Demarkacioni mund “ta rrëzojë” koalicionin PDK-LDK. Po bëhet lojë e dyfishtë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Vëzhgues të çështjeve politike, kanë thënë për Gazeta Blic se demarkacioni mund “ta rrëzojë” koalicionin PDK-LDK dhe se po me këtë çështje po bëhet lojë e dyfishtë nga ky koalicion.

Gazeta Blic ka biseduar me analistët Bajrush Morina dhe Imer Mushkolaj, pas deklaratave të mbrëmshme nga deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, i cili tha se koalicioni qeveritar PDK dhe LDK nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar demarkacionin me Malin e Zi.

Analisti Bajrush Morina, ka thënë se këtë lojë po e shohin të gjithë përveç LDK-së dhe presion nuk po bëhet ndaj askujt, as ndaj deputetëve të opozitës, por as të pozitës.

“Demarkacioni do “ta rrëzojë” koalicionin PDK LDK. Ne fakt demarkacioni do të jetë një “Zanzibar i dyte” i PDK-së ndaj LDK. Këtë lojë të PDK-së po e shohin dhe të gjithë përveç LDK-së. Sa më herët që ta ndjejnë këtë “rrezik” dhe prapavijë të PDK aq me “faqe të bardhë” do të ndahet LDK nga PDK-ja” deklaroi Bajrush Morina.

FIDANISHTJA

Kurse analisti Imer Mushkolaj ka thënë se koalicioni qeveritar është duke bërë lojë të dyfisht.

“Nëse opozita është e vendosur, nuk do t’i sigurojë votat. Koalicioni qeveritar po bën loje të dyfishtë. Në njërën anë thotë se nuk i ka problem votat, e në anën tjetër duke vënë demarkacionin në votim dhe duke e fajësuar opozitën. Nëse i ka votat, le ta votojë”, tha Mushkolaj.

Sipas Bajrush Morinës, aktualisht nuk po bëhet presion mbi deputetët e opozitës, por as të pozitës, për demarkacionin, por sipas tij ajo çfarë po ndodhë është më tepër një tentativë e PDK së që t’ia lë “kopilin te dera” LDK-së përkatësisht t’ia lë fajin LDK së për dështimin e Demarkacionit.

“Mos të harrojmë se përgjegjësia politike e institucionale për dështimin e demarkacionit bie në radhë të parë mbi kryeministrin që është i LDK-së. Brukseli do ta fajësojë kryeministrin dhe Qeverinë e jo Parlamentin apo kryetarin e Parlamentit e aq më pak Presidentin” tha Morina.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.