Fundamenti

Analistët: Asociacioni i rrezikshëm, Serbia e interesuar ta shtyjë arritjen e marrëveshjes finale

/ 3 minuta lexim

Analistët politikë kanë vlerësuar se Kosova mund të humbas nëse themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, duke e konsideruar si jashtëzakonisht të rrezikshëm duke vlerësuar se defunksionalizon shtetin dhe institucionet.

Sa i përket arritje së marrëveshje finale me Serbinë ata thonë se kjo nuk mund të ndodh shpejt ngase Serbia nuk është e interesuar.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Mazllum Baraliu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se tashmë janë të njohura synimet hegjemoniste të Serbisë për destabilizim dhe ekzisitimin e një shteti serb brenda Kosovës.

“Kosova humb nëse realizohet Asociacioni që është një ndërmarrje jashtëzakonisht diskutabile dhe e rrezikshme për Kosovën sepse disfunksionalizon shtetin e Kosovës me institucionet e saj dhe ardhmërinë e saj e bënë të pasigurt për arsye se të gjithëve në Ballkan janë të njohura synimet hegjemoniste të Serbisë dhe insistimi pas kësaj iniciative gjermano-franceze për Asociacion dhe refuzimi i kësaj oferte nga ana e Beogradit tregon synimet e tij që në Kosovë dëshirojnë të destabilizojnë dhe ta kenë një Serbi në Kosovë. Prandaj nuk është as e pranueshme dhe as e dobishme që të bëhet Asociacioni. Rreziku është potencial kur ke fqinjë dikë që ka pretendime territoriale”.

Sipas tij, jo vetëm në fund të vitit, por marrëveshja është pikëpyetje edhe vitin e ardhshëm për arsye se Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman.“Në asnjë mënyrë. Jo vetëm në fund të vitit por marrëveshja është pikëpyetje edhe vitin e ardhshëm për arsye se Serbia e ka refuzuar planin franko gjerman dhe dëshiron të tërheq vëmendjen dhe presionin e BE edhe për shkak të këtij refuzimi për mos vazhdim të dialogut. Serbia ka qenë kundër dialogut që te mbajë një proces të marrëdhënieve të ngrirë”, tha Baraliu.

Analisti politik, Agron Hoti tha se presion ndërkombëtar po vazhdon të rritet mbi Kosovën dhe Serbinë që të shkohet drejt marrëveshjes finale.

RCCOLA

Madje, ai shtoi se situata aktuale nuk jep shumë shpresë që do të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse sepse Serbia nuk është e interesuar, raporton EO.

“Ka kohë që kërkohet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Intensiteti i saj ka filluar të rritet të nga presidenti Trump dhe është vazhduar me presidentin Biden. Dhe sigurisht që presioni mbi të dyja palët sikurse mbi Kosovën poashtu edhe mbi Serbinë është duke u rritur që të shkohet drejt marrëveshjes finale. E situata aktuale nuk jep shumë shpresë që do të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse sepse jemi ne një pozicion që Serbia është bairrukaduar me tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës dhe Kosova insiston ne atë për të cilën amerikanet i kërkojnë që të heqë dorë për 10 muaj”.

“Çështja e veriut është çështja kyçe e gjithë marrëveshjes. Serbia është e interesuar të mosarrihet asnjë marrëveshje me Kosovën sa më gjatë që është e mundur. Kosova duhet të ketë koordinim më shumë me ShBA sepse mbas deklaratave që po shohim nga diplomacia amerikane janë duke kërkuar që të shtyhet vendimi për targa dhe t’i jepet shans dialogut”, tha Hoti.