RCCOLA

Analistët: Asnjë parti nuk do të marrë mbi 51 për qind të votave, 20 apo 25 për qind është arritja më e madhe e tyre

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në zgjedhjet e 6 tetorit, qytetarët e Kosovës do ta kenë para vetes një listë të gjatë të subjekteve politike për votim.

Tri partitë më të mëdha, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të vetme në garë.

Ndërsa edhe më konkurrente garën do ta bëjnë koalicionet tashmë të deklaruara në KQZ, AAK-PSD, Nisma-AKR-PD, si dhe dy koalicione nga komuniteti serb dhe ai boshnjak, shkruan tch.

Shoqëria Civile po vlerëson se ashtu si edhe në praktikat e kaluara, numri i madh i tyre nuk do të sjell një fitues që do të arrijë ta bëjë i vetëm Qeverinë.

“Gatishmëria e votuesve për me e mbështet një parti politike të vetme ka qenë e vogël prej praktikës së deri tanishme. Asnjë parti nuk pres që do të marrë mbi 51 për qind, 20 apo 25 për qind është arritja më e madhe e tyre, e për shkak të mungesës së koalicioneve të gjëra, të gjitha partitë do të mundohen me e nda këtë 51 për qindëshin”, thotë Zekirja Shabani, gazetar dhe pjesë e Shoqërisë Civile.

Uji Dea

Pas, këtyre zgjedhjeve ata vlerësojnë se koalicionet do të bëhen duke mos u bazuar në ideologjinë partiake, por nga nevoja për ta krijuar Qeverinë.

“Ekziston tendenca me u bo bashkë ideologjia e majtë dhe e djathtë, por është shumë problem këto me qeverisë bashkë, gjithmonë koalicionet e tilla nuk i kanë parë ideologjitë e tyre, por vetëm mundësinë më të mirë për të ardhur në pushtet. Koalicioni i kaluar PAN kanë qenë partitë që më së shumti e kanë akuzuar njëra tjetrën në publik me vite të tëra e në minuta të fundit u arrit ky koalicion e me qëllimin e vetëm për të ardhur në pushtet”, thotë Arton Demhasaj, pjesë e Shoqërisë Civile.

E qeveria e ardhshme sfidën më të madhe do ta ketë përfundimin e dialogut me Serbinë.

“Pavarësisht programeve të partive të tyre, pavarësisht koalicioneve, Qeveria e ardhshme do ta ketë sfidën më të madhe ta mbaj Qeverinë më tepër se dy vjet, për shkak se cilado që vjen do ta ketë një”, tha Zekirja Shabani.