RCCOLA

Analistët: Aneksi mjaft i paqartë; Marrëveshja e panënshkruar, por obligative

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Analistët politikë në vend po konsiderojnë se Aneksi i zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, publikuar nga Bashkimi Evropian, është shumë i paqartë sa i përket përgjegjësive që iu takojnë Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tyre edhe pse marrëveshje nuk është nënshkruar nga palët, sipas ligjeve ndërkombëtare, ajo është obligative. Analisti politik, Arbnor Sadiku, tha se ky aneks nuk sqaron gjërat në kuptimin e marrjes së përgjegjësive.

“Më tepër është në pika më të holla sesa marrëveshja që është finale. Nuk është shumë i qartë. Do të dihet se a është i zbatueshëm kur të vijë çështja e (vetë)menaxhimit të komunave serbe, statuti për krijimin e këtij lloj institucioni paralel të qeverisjes. Atëherë do të shohim se sa do të jetë i qartë”, tha aiAi tha se marrëveshja edhe pse nuk është nënshkruar, palët kanë rëne dakord dhe marrëveshja bëhet e detyrueshme.

Sipas Sadikut, duhet që të ketë më shumë trysni nga pala ndërkombëtare që kjo marrëveshje të zbatohet.“Në momentin që palët në dialog i thonë ‘po’ ose ‘jo’ marrëveshjes, ajo marrëveshje pastaj përmes procesverbaleve, shkon nëpër kanale diplomatike dhe si e tillë bëhet e detyrueshme. Për t’u zbatuar edhe kjo marrëveshje si marrëveshjet e kaluara, nënkupton që palët duhet të kenë vullnet. Dhe të ketë një trysni ndërkombëtare si garantim për zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Ne e dimë që në të kaluarën, Serbia ka nënshkruar, por në parim nuk i ka zbatuar 90 për qind prej tyre”, tha ai.

Mobi Casa

Analisti Albinot Maloku ka thënë se aneksi është jashtëzakonisht joshpjegues, por palët i obligon që ta jetësojnë Marrëveshjen.Edhe Maloku vlerëson se megjithëse marrëveshja nuk është nënshkruar, sipas të drejtës ndërkombëtare kur krerët e shtetit dakordohen për diçka ajo bëhet obligative për palët.“Aneksi është jashtëzakonisht jo fort shpjegues se si do të duhej ose se si kemi pritur që të ishte”.

Por ai thekson se aneksi i obligon palët që ta jetësojnë dakordimin e 27 shkurtit, dhe bën fjalë për marrëveshjet e arritura deri në ditën e dakordimit.“Praktikat e gjetjeve kreative të Bashkimit Evropian, po bëhen të bajatshme në momente të caktuara, për faktin që tentimi në vazhdimësi në dokumente janë përdorur emra dhe modifikime të ndryshme edhe kjo mosvendosje e nënshkrimit është një lloj gjetje për qetësimin ose kompromis për qetësimin e palëve. Presidenti Vuçiq, para audiencës së vet është duke thënë se unë nuk vendos nënshkrim, mirëpo në anën tjetër sipas të drejtës ndërkombëtare, kur krerët e shtetit dakordohen për diçka bëhet obligative për palët dhe se në këtë rrafsh edhe kjo është obligative për Kosovën edhe për Serbinë”, tha ai.

“Bashkimi Evropian, konkretisht Borell tha se menjëherë duhet që të fillojë zbatimi i asaj që është dakorduar duke përfshirë edhe marrëveshjet e nënshkruar paraprakisht. Në këtë praktikë nuk është se ka qenë ndonjëherë mirëpo është obligative dhe duhet që të zbatohet”, tha ai.