Uji Dea

“Analistat po ngjiten nëpër partitë e vjetruara për t`i “Ringjallë”

/ 7 minuta lexim

Nga Shefik Shkodra – [A duhet të merremi çdo kush me çdo gjë? A duhet të marrim nëpër gojë emrin e emrat e çdokujt? Me siguri – jo! Por çka të bësh, kur sot për sot, të gjithë banorët janë politizuar. Kështu ka ardhur puna. Artikullin që po ua dërgoj për botim, s’është puna se duhet të lodhem për të tilla shkrime. Më shumë më nxiti gazeta me të cilën kam bashkëpunuar ka vite e vite. Kur u jam dashur unë dhe ndonjë tjetër, kemi shkruar artikuj të ndryshëm, kuptohet pa pagesë, por kësaj radhe, shefat e kësaj gazete (nuk po ia përmendi emrin), nuk kanë lejuar që të botohet një artikull i tillë. Pse? Ndoshta ua kishte prish pazarin. Konstatoj se, shumë pak ka mbetur pa u paguar e pa damkë, qoftë edhe për gjëra të fëlliqura e kriminale…]

Zotëruesit e turpit para opinionit publik. Po “një katund që duket, s’duhet kallauz!” Mirëpo çka t’i thuash dijetarit tonë, i cili nga livadhi kalon në stërnishtë. Kalon në Saharën e “llafeve” të këtyre analistëve të FB dhe të disa televizioneve tona. Me keqardhje, nuk kisha dashur ta kualifikojë e as ta diskreditojë askënd e as partitë, meqë më duket janë bërë të gjithë “llafazanët” që mund t’i kryqëzojnë ndonjë fjali e ta kryqëzojnë edhe fatin e këtij populli. Po se çfarë fjalish, u pa edhe me disa analistë më parë, të cilët nga “lehja” disa kohë në ato kutitë e dritaret elektronike, fituan një vend nëpër institucionet tona nga partia e vjetër. Me këmbëngulje, gati si ai serbi që i shante nënat shqiptare, pse po i kërkojnë eshtrat e fëmijëve të tyre, i përgënjeshtroi kërkesat e nënave shqiptare edhe ky farë i pa dinjitetshmi shqipfolës.

Po nejse, tipi më i ri është shitur shtrenjtë. Ani me një “avokaturë” të hapur para opinionit publik. Para fakteve që nuk mund të jenë ndryshe. Para mijëra e mijëra aderuesve dhe atyre që kanë shpresuar për një reformim shumë të nevojshëm të partive, sidomos të LDK-së dhe të PDK-së, duke i pas njohur çdo kush për shumë kohë në pushtet. Këtij “analistit”, Faton Abdullahut, ia pranoj, për dallim nga të tjerë tinëzarë, ky madje është i hapur. Hapur po e thotë se, unë dua ta “shpëtojë” veten me ndihmën e klaneve keqpërdoruese, se ndryshe s’ia del në krye. Mendoj, nëse ka aderuar në një parti është dashur të heshtë dhe të ecë me atë mendjen e tij, për nevojat e tij. Nëse vërtet ky e mendon veten se ka aftësi intelektuale, po kështu shumëkush e quan veten intelektual. Ky është turpi i shqiptarëve, që nuk është i vetëm ky Fatoni me këto sentencat e tij të pakontrolluara, të pa verifikuara dhe shumë gënjeshtare para opinionit publik. Nuk e njoh këtë tipin, as që po më duhet ta njohë, e ndoshta nuk do të duhej të merret si njeri serioz që të bëhet fjalë për të. Ra fjala për këtë sepse, thamë s’është i vetmi!

Shumë i “pajisur” me dije ky tipi si disa të tjerë përzhdredhës. Koka e tij e madhe me mend. Kulturë të gjerë e njohës i “mirë” i politikave. “Supermen” si ky që e dinë se si i rrah zemra secilit e si e ka mendjen dikush në të ardhmen. Sidomos atëherë kur bëhet gati për t’i shërbyer ndonjë padroni në kushte tona, këtu në Kosovë. “Analisti” me shpresë, që t’i bashkohet krimit dhe korrupsionit, se, ndryshe nuk kanë mundësi që të gjejnë veten në shoqërinë kosovare.

Ky tipi do të bënte mirë sikur të prononcohej dhe të betohej në atë
partinë korruptuese: “Unë F. A. Jam i devotshëm për servilizëm ndaj kësaj partie me shpirt e zemër! Do të përziej çorbë pa yndyrë, vetëm në fund, lejomani mbetjen korruptive, ata eshtrat që të tjerët i hedhin në plehra”, hë! Kjo do të ishte parulla më e mirë e më reale, jo vetëm për këtë. Kjo është e vërteta e këtij “analistit” prej demagogut. Kështu është kur njeriu nuk ka përgjegjësi morale ndaj fjalës, ndaj asaj fjale e fjalie, i barabartë me ata që shajnë në FB. PDK-n nuk mund ta mbrojë F. Abdullahu e as ata që janë duke udhëhequr dhe që po thirren në ripërtëritje formale, fjalë boshe. Por, secili ka mendtë e veta. Për këtë e kemi gjendjen e tillë.

Hidromorava

Po këta “humanistët e analistët” e tillë, që pajtohen për anëtar të një partie, atyre partive që s’kanë lënë “guri mbi gurë”, pse përpiqen t’i thonë publikut: “Qe tragu”! kur të gjithë në të njëjtën kohë e shohin “ujkun!”, vërtet janë ahmakë ose u kanë rrjedhë ato “mendtë” e tyre të shumta. Po vërtet janë të gërditshëm. Ani ndonjë profesor universitar, ashtu e quan veten, thyen “zhegra” për interesat e tij të ardhshme. Hë! Të shtie me vjellë. Sigurisht, për mbrojtjen e allishverisheve të tij, kështu si ky bylbyli – shumë ekspert, demek, kemi. Krejt i di, po qe edhe Albin Kurti, po e di se qenka një shitës i tokës shqiptare! Ne ende nuk e kemi parë as e dimë këtë gjë. Ne e kemi parë për këtë LDK dhe PDK, të cilat janë pajtuar për gjëra të ngjashme. Dhe kjo ka ndodhur, çdo kush e di. E ti, Faton Adullahu, a e di?!

Partitë më të korruptuara për këto njëzet e sa vite janë LDK e PDK. Ndoshta, përveç të mirave, më shumë probleme Kosovës, meqë kanë ndenjur në pushtet më gjatë se të tjerat parti. Nuk ka nevojë t’i numërojë të gjitha aferat që i kanë shkaktuar, sidomos PDK, e tipat kanë shpëtuar pa “therrë në këmbë”, sepse pushtetit i tyre i ka “prangosur”e ua vu vija të kuqe për gabimet e pjesëtarëve të tyre, si mafiozitet. Në kushte normale do të duhej t’u ndalohej veprimtaria dhe të merren në përgjegjësi serioze liderët e tyre, por ja që ende thërrasin se, “ne këtu jemi”. Na duhen falsifikatorë si ky “analisti”, që ta ngrehim edhe më me diga të forta veprimtarinë e gënjeshtrave dhe të ecin me korrupsion dhe kriminalitet.

Edhe unë do të thosha: Mos mbettë Kosova në duart e këtyre Faton Abdullahave. Ne i njohim partitë, por jo si ai Fatoni e ai tjetri që ishte shkaktar për shpërndarjen e Kuvendit. Ne jemi në këtë truall edhe para këtyre. Ne kemi mbetur duke pritur qe sa kohë, që do të dalë një parti, dy dhe të sanojnë gjendjen ekonomike, punësimin, t’i bëjë të pavarura gjykatat.

Që të përgjigjet secili para ligjit dhe të sigurojë jetën e qytetarëve dhe pasurinë shoqërore. Që të punësojë gjeneratat që po vijnë. Që të mos lakmojnë dyer e strehëve të botës njerëzit tonë. E këtu del secili “trim” sot, duke pasur interesin personal, e duke shërbyer për më të keqen, të tjerëve ua shton vuajtjet. Shumë të mençur jemi, a? Shkojmë me parullën e vjetër, “për inati të resë, më vdektë djali!”./rajonipress/