Ana Kabashi duket në top formë në një nga paraqitjet e reja

Këngëtarja shqiptare, Ana Kabashi, vazhdon të jetë shumë e ndjekur dhe e komentuar në rrjete sociale.
Ajo merr shpesh vëmendje me fotografitë që ndan me mbi 400 mijë njerëzit në Instagram.
E së fundmi dukej në formë të mrekullueshme, në një fund të shkurtër dhe një triko të markës Chanel.
Pavarësisht kësaj, bukuroshja nga Peja po merret edhe me angazhime në muzikë.
Sidoqoftë, kohëve të fundit bëri një pauzë nga projektet muzikore, ndonëse ka paralajmëruar gjëra të reja.
Ana shquhet për vokalin e veçantë dhe për hitet që ka realizuar deri më tani. /Telegrafi/