RCCOLA

Amnistohet haraçi, përfitojnë edhe politikanët

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Natali Velijaj, Fisnik Blakaj, Ilir Totaj, Fatmir Limaj, Nuhi Uka, djemtë e Adem Grabovcit, Guximi e Ngadhënjimi, Bedri Selmani, do të jenë disa nga përfituesit e amnistisë penale.

Me ligjin për amnisti, amnistohet edhe haraçi. Shumica e veprave që pritet të amnistohen nuk kanë lidhje me mosbindjen e serbëve të komunave veriore ndaj shtetit të Kosovës.

Veprat tjera të amnistuara, e shumë rrallë të dëgjuara, janë edhe gjuetia e kundërligjshme, shitja ose nxjerrja jashtë Kosovës e trofeve të kafshëve të egra; peshimi i kundërligjshëm etj, shkruan gazeta Koha ditore.

Uji Dea

Pra, Guximi e Ngadhënjimi nuk do të ballafaqohen me drejtësinë. Dy djemtë e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, do të përfitojnë nga Ligji për amnisti që pritet të votohet të enjën në Kuvendin e Kosovës.

Rrahja e policit Avni Selaci, nga djemtë e Grabovcit përbën bazë për ndjekje për dy vepra penale, sulm ndaj personit zyrtarë me pasojë me lëndime të lehta trupore, dhe pengim i personit zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. Këto dy vepra janë në mesin e 69 veprave penale qe amnistohen me ligjin qe ka dalë nga marrëveshja në mes të kryeministrit të Kosovës dhe atij serb. /Indeksonline/