Uji Dea

Amnistia, hap i madh drejt normalizimit të marrëdhënieve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vlerësoi se miratimi i ligjit për Amnistinë është një hap i madh për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Gjatë një interviste në “Zonën e Debatit” në Klan Kosova, Thaçi nuk ia dha meritat vetëm kabinetit të tij qeverisës për kalim të ligjit.

“Kemi konsultuar edhe partitë opozitare. Ka qenë një korrektësi në diskutimet tona të brendshme”, tha Thaçi.

Ai foli edhe për kundërshtimet që ishin për nenin 3 të ligjit për Amnistinë.

“Kemi futur edhe nenin 3, që për hir të sqarimit të opinionit publik, nënkuptonte zbutjen e dënimit për 20 % për disa të mitur, për disa femra dhe për disa të moshuar të ketë amnisti për shkelje të ligjit të Kosovës.

Eco Higjiena

Kryeministrit Thaçi nuk po i pëlqejnë veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, që sipas tij, po bëhen shumë radikal për motive të pastra politike.

Ndërsa, sa i përket dialogut me Ivica Dacicin, Thaçi insistoi se kosovarët janë të përgatitur mirë.

“Jemi përgatitur edhe me plan edhe me projekt. Plan dhe projekt që është përgatitur komplet nga zyra e Kryeministrit dhe që është prezantuar në të gjitha kryeqytetet e Quintit”, theksoi ai.

Ndonëse pranoi se mund të ketë bërë gabime, Kryeministri Thaçi tha se vendimet që po i merr janë të mirë të zhvillimit dhe reformave politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.