ARKATANA

Amnesty Internacional: I burgosuri shqiptar u rrah për vdekje

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Amnisty International ka publikuar një raport ku thekson se “në policinë greke ka zënë vend prej kohësh kultura e mosndëshkimit, racizmit dhe e dhunës” duke u nisur nga vrasja e Ilia Karelit.

“Në fund të marsit 2014, policia në burgun Nigrita rrahu për vdekje një të burgosur në qeli. Autopsia zbuloi se ishte rrahur keqazi në shputat e këmbës dhe në gjoks. Kishte djegie edhe në duar”, lexohet në raportin e AI.

Ilia Kareli, i dënuar me 29 vjet burg, vuante dënimin e tij në burgun e Malandrinos. Në mesditën e 25 marsit, kur mësoi se përsëri i ishte refuzuar leja disaditore, iu hodh përsipër një gardiani duke bërtitur:

Uji Dea

“Nuk më lejoni të shkoj të shoh nënën time. Do ja marr jetën njërit prej jush”. Në vazhdim e ka qëlluar tre herë me thikë artizanale, duke i prerë fytin.

Gjithashtu, Amnisty International publikon se pas një hetimi që ka bërë në lidhje me policinë greke, “në tre vitet e fundit ka pasur një shkallëzim dramatik të sulmeve me sfond racist”.

Sipas AI, policia greke ka ushtruar forcë të tepruar ndaj protestuesve gjatë trazirave dhe keqtrajton emigrantët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.