HW

Amir Rrahmani zbulon kërkesën interesante që ia bëri trajneri i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Amir Rrahmani vlerësoi paraqitjen e Kosovës në miqësoren me Hungarinë.

Kapiteni dardan foli për emisionin “Dardanët” në SuperSport, duke zbuluar edhe kërkesat e trajnerit të ri Franco Foda.

“Lojë interesante, shumë e mirë, sidomos në pjesën e parë. I ndalëm hungarezët dhe krijuam disa aksione të rrezikshme. Goli na prishi planet në të dytën, por nuk duhet ta humbnim toruan dhe të merrnim aq kundërsulme. Në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë”, deklaroi fillimisht Rrahmani.

ARKATANA

“Trajneri? Po provojmë të bëjmë lojën që kërkon trajneri i ri. Është vetëm ndeshja e dytë. Dhe patëm përballë një kundërshtar shumë të fortë. Po mundohemi të bëjmë presion lart, në mënyrë që të jemi shumë më afër golit”.

“Po qëndrojmë në bllok në mesfushë dhe në mbrojtje. Por, duhet të përmirësojmë presingun e lartë dhe reagimin”.

“E ardhmja? Kemi edhe miqësoret e qershorit, do të përgatitemi shumë më mirë për Nations League. Ai është synimi ynë për momentin. Ndeshjet e qershorit do të na ndihmojnë për të përgatitur takimet e Nations League”, theksoi më tej kapiteni i Kosovës. /ss/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.