UBT

Amir Rrahmani vjen me një postim prekës pas kritikave të fundit pas humbjes së Kosovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka reaguar me anë të postimi në rrjetet sociale, pas kritikave të shumta pas humbjes së Kosovës nga Rumania.

Kosova u mposht 2-0 nga Rumania në “Arena Nationale” në kuadër të Grupit I për eliminatoret e Euro 2024.

Megjithatë, pati shumë tensione dhe ndërprerje për gati një orë shkaku i banerit të shfaqur nga tifozët rumun, ku shkruante “Kosova është Serbi”.

UBT

Pas humbjes, lojtarët e Kosovës u gozhduan nga të gjitha anët me kritika të mëdha dhe njëri nga ta padyshim se ishte edhe kapiteni, Amir Rrahmani.

I gjendur me shpatulla pas muri, Rrahmani ka bërë një postim prekës në profilin e tij privat në Instagram.

“Kur i shohim njerëzit si njerëz dhe jo qytetarë të një vendi tjetër, ne përmbushim vlerat e humanizmit”, ka shkruar Rrahmani në postimin e bashkangjitur me një fotografi me fanellën e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.