ARKATANA

Amir Rrahmani, tjetër futbollist me Spallettin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Amir Rrahmani duket tjetër lojtar nën urdhëratë e trajnerit, Luciano Spalletti.

Deri më tani, ani pse ka rivalë dy bisha si Ostas Manolas dhe Kalidou Koulibaly, Amiri ka zbritur në fushë në gjashtë ndeshje, duke luajtur 490 minuta në total në të gjitha garat, raporton Gazeta Express.

Arsyeja përse ka kaq shumë minuta dhe do të ketë në vazhdim të sezonit, është trajneri, Luciano Spalletti.

Fundamenti

Ai insiston se për të s’ka emra, por do të zbresin në fushë ndeshje pas ndeshje ata që stërviten më së miri, ata që punojnë për të dhënë më të mirën për Napolin dhe kjo nuk i mungon Rrahmanit, që synon edhe më shumë në karrierë.

“Mua nuk më pëlqen të flas për “turn over”, pasi të gjithë futbollistët janë njësoj, Përderisa luajnë te Napoli, janë gati të japin kontributin e tyre, ndaj kundër Legias do të zbresin në fushë ata që janë në formën më të mirë, sepse na duhet patjetër fitorja”, deklaroi tekniku Spalletti.

Amiri deri më tani numëron dy gola me Napolin dhe duke parë formën që po kalon, Spalletti do të vazhdojë t’i japë minuta për t’u rritur edhe më shumë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.