HW

Amir Rrahmani, shumë afër rinovimit të kontratës me Napolin – këto janë detajet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Amir Rrahmani raportohet se është shumë afër rinovimit të kontratës me Napolin.

Kontrata aktuale e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm, por ai pritet të mbetet tek liderët e Serie A, kjo edhe falë paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme këtë sezon.

Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira, ka bërë të ditur këtë të diel se mbrojtësi kosovar është një hap larg zgjatjes së kontratës, shkruan Gazeta Express.

Rrahmani me Napolin pritet të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, teksa do të ketë edhe rritje të pagës.

FIDANISHTJA

Me kontratën e re parashihet që 28-vjeçari të fitojë 2.5 milionë euro në vit.

Reprezentuesi i Kosovës është i pazëvendësueshëm në formacionin bazë të Luciano Spallettit.

Amir Rrahmani deri më tani është paraqitur në 14 ndeshje (11 në Serie A dhe 3 në Ligën e Kampionëve), teksa ka shënuar një gol. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.