FITORJA

Amir Rrahmani një ndër lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e Napolit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Napoli shënoi fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Salernitanas këtë të shtunë, në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e futbollit italian.

Golat i shënuan Antonio Candreva për mysafirët ndërsa Matteo Politano dhe Amir Rrahmani për vendasit, të cilët pra ishin akterët kryesorë të këtij ballafaqimi.

Një performancë e jashtëzakonshme e kapitenit të Kosovës në aspektin defanziv, u shpërblye në fund me një gol, që doli të ishte ai i fitores për Napolin.

Rrahmani kompletoi 90 minuta në këtë ndeshje, ku përveç golit të shënuar ai ishte mjaft impresiv edhe në disa aspekte të tjera, ku nga SofaScore u vlerësua me notën 8.2..

Mobi Casa

29-vjeçari kompletoi 104 pasime në këtë ndeshje me një saktësi prej 96 për qind, si dhe kompletoi plotë 12 topa të gjatë në drejtim të bashkëlojtarëve.

Përveç kësaj, Rrahmani fitoi katër duele në fushë si dhe bëri tri spastrime të topit brenda zonës së rrezikshme.

Prej se është bërë pjesë e Napolit, Rrahmani ka qenë një startues i padiskutueshëm në formacion dhe lider i mbrojtjes dhe këtë po e dëshmon edhe tani nën urdhrat e Walter Mazzarrit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.