Amir Rrahmani në Split
Pas Sokol Cikalleshit, edhe një tjetër futbollist shqiptar do të transferohet te Spliti i Kroacisë. Fjala është për mbrojtësin e njohur kosovar i cili aktualisht luan për Partizanin e Tiranës, Amir Rrahmani. Ky i fundit pas përfundimit të këtij edicioni do t’i bashkohet klubit kroat, ngjyrat e të cilit do t’i mbrojë gjatë katër viteve të ardhshme.
Mirëpo, nga transferimi i Rrahmanit në Split nuk do të përfitojë fare Partizani, pasi klubi i madh shqiptar nuk i kishte ofruar kontratë të re kosovarit, gjë që e shtyri Splitin ta përshpejtojë procesin e angazhimit të tij.
Gjatë këtij sezoni, ai ka luajtur në 32 ndeshje me Partizanin dhe ka realizuar tri gola, raporton Sportal.


